Këngëtari nga Kosova Lum Berisha i njohur ndryshe si Lumi B, ka publikuar sot klipin e këngës së tij më të fundit të titulluar 'Hi Lumi'. Lumi ka përdorur si 'bashkëpunëtore' në këngën e tij edhe këngëtaren Rira Ora, imazhi i së cilës, por jo vetëm është përdorur gjerësisht gjatë klipit.

Ajo që e bën edhe më argëtuese këngën është teksti qesharak, ku rolin protagonist e luan 'flija' gatimi tradicional kosovar që këngëtarja Ora e ka përmendur si të preferuar edhe në intervistat e saj.

Për më shumë dëgjoni klipin që me shumë siguri do të jetë hiti i preferuar i shqiptarëve këtë sezon veror.