Lumi Gjanica ne Fier është ndotur sërish. Qytetaret dhe ambientalisti denconcojne fabrikat e vajit te ullirit. Agjencia Rajonale e Mjedisit thotë nuk ka kompetence t’i kontrolloje, ndersa Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes së Territorit tha se ka nxjerrë urdhër kontrolli por ende nuk ka te dhena per subjektet që po shkaktojne ndotjen.
Lumi Gjanica në Fier prej disa ditësh ka marrë ngjyrë të zezë dhe kundërmon erë të rëndë.
Një situatë që përsëritet prej vitesh, kryesisht në vjeshtë…
Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për t'i dhënë fund ndotjes.
Ambientalisti Qani Rredhi, tha se ndotja vjen nga fabrikat e përpunimit të vajit të ullirit qe derdhin mbetjet ne lume. Kjo siuate po shfrytëzohet dhe nga kompanitë e naftës.
Por kush duhet të kontrollojë dhe të ndalojë këtë ndotje?
“Përgjegjësia bie mbi Agjencinë Rajonale të Mjedisit dhe Inspektoriatin Kombetar te Mbrojtjes se Territorit” thotë ai.
Report TV iu drejtua Agjencisë Rajonale të Mjedisit, e cila tha se ne territorin e qarkut te Fierit jane 80 fabrika pa leje mjedisore per shkak te nje vakumi ligjor.
“Me hyrjen në fuqi të ligjit “nr. 52/2020 per lejet e mjedisit”, fabrikat me kapacitet përpunimi 10 tonë në ditë duhet të pajisen me leje mjedisore të tipit B, ndërsa ato me kapacitet më të ulët mund të funksionojnë pa leje. Megjithatë, këto subjekte duhet t'i depozitojnë ujërat e ndotura në gropa septike” thuhet në reagim.
Pyetur se kush duhet t’i kontrolloje keto fabrika qe derdhin mbetjet në lume dhe jo ne gropat septike, Agjencia e Mjedisit ia kalon përgjegjësinë AKMT-së.
Report TV iu drejtua Agjencise Kombetare te Mbrojtjes se Territorit, e cila bëri të ditur se ka nxjerrë urdhër kontrolli për të gjitha fabrikat e përpunimit të vajit të ullirit. Megjithatë, institucioni nuk vuri në dispozicion një raport mbi rezultatet e kontrolleve dhe mënyrën se si









Komente
Komento