Një lajm i mirë për gjysmën e zonave rurale të qytetit të Vlorës. Është nënshkruaj pas shumë vitesh premtime politike dhe negociata ekonomike, marrëveshja e financimit të rikonstruksionit të rrugës së Lumit të Vlorës midis Qeverisë Shqiptare dhe Fondit Kuvajtian të Zhvillimit.
Marrëveshjen për palën shqiptare e nënshkroi Zv/ministri i Financave, Erjon Luçi. Deputeti socialist i Vlorës sqaron se vlera ekonomike e financimit është 41 milionë dollarë. “Termat e kredisë së negociuar me Fondin e Kuvajtit janë: 41 milion USD, 2% interes, 0.5% tarifë angazhimi, 5 vjet grace, 20 vjet ripagim. Kjo shumë është diçka më shumë se gjysma e financimit që kërkon zbatimi i të gjithë projektit Vlorë – Selenicë (bashkë me urën mbi Vjosë) – Kuç - Qeparo (Bregdet).
Pjesa tjetër do të realizohet në vazhdimësi me financimin e Fondit Saudit ose të Fondit Kuvajtian”-shprehet Fatmir Toçi. Pjesë e këtij projekti janë edhe degëzimet e rrugëve rurale që lidhin qendrat e banuara me aksin kryesor të rrugës së Lumit të Vlorës. “Nga FSHZH po studiohet mundësia edhe për rikonstruksionin së shpejti të akseve rurale Kuç – Fterrë – Borsh, Çorraj – Ura e Borshit, si dhe aksi prej 6 km që lidh Buronjat e Kuçit me Kurveleshin e Sipërm në vendin e quajtur Qafa e Gomarthit.
Kjo e fundit do të bëjë të mundur që për herë të parë në histori Kurveleshi i Poshtëm me atë të Sipërmin (15 fshatra) të lidhen me rrugë automobilistike dhe ti nxjerrë fshatrat e Kurveleshit të Sipërm ne det për jo më shumë se 30 minuta”-tha deputeti Fatmir Toçi.
Ndërkohë që për projektin konkret të rrugës po punohet që prej qershorit të këtij viti nga firma projektuese “Geoconsult”, e cila ishte fituese e tenderit prej 1.2 milion eurosh, te financuar nga Buxheti i shtetit; ndërkohë që projekti i aksit rrugor Gusmar – Buronja Kuç – Fterrë – Borsh është i realizuar dhe miratuar prej kohësh nga firma e njohur projektuese “Tec Consult” Tiranë.
“Fillimi i punimeve për rikonstruksionin e kësaj rrugë do të thotë prekja e ëndrrës për mbi 50.000 banorët që jetojnë në këtë trevë, të shpërndarë në mbi 70 fshatra që lidhin Vlorën e Selenicën me Bregun në Himarë nëpërmjet luginës që përshkon Lumi i Shushicës (Vlorës) që nga burimi i tij në Kuç e deri sa derdhet në lumin e Vjosës, para se ti bashkohet detit”-përfundoi deputeti Toçi.
/Shqiptarja.com