LUSHNJA- Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës, pasi ka plagosur me thikë një person. Daniel Boçka, 23 vjeç, ka plagosur me thike shtetasin Ylli Çekrezi, pas një konflikti në fshatin Barbun.
 
Sipas policisë së mbërritur në vendngjarje, plagosja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta.
 
I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa është arrestuar autori i plagosjes.
 
Ndërkaq, policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)