Mbi 30 familje në fshatin Allprenaj të komunës Golem të Lushnjës prej më shumë së dy muajsh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Arsyeja e mospasjes së ujit është djegia e pompës që dërgon ujin nga ujësjellësi deri në pjesën e sipërme të fshatit. Sipas banorëve ata janë dënuar në mënyrë kolektive, pasi disa familje nuk e paguajnë ujin që konsumojnë, ndërsa në këto temperatura të larta uji është jetësor.

Vetë kreu i komunës Golem, Beqir Sulovari, lidhur me këtë problem shprehet se komuna dy vjet më parë me një investim prej 700 mijë lekësh të reja ngriti një depozitë uji për të furnizuar me ujë 50 familje të pjesës së sipërme të fshatit Allprenaj, por djegia e pompës solli këtë situatë.

Ai bën thirrje që banorët të paguajnë debitë e prapambetura pasi në të kundërt pompa nuk do të blihet.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)