Lushnja ka përkujtuar sot 82-vjetorin e çlirimit të qytetit me një ceremoni të thjeshtë dhe pjesëmarrje të kufizuar, pa përshëndetjet dhe fjalimet tradicionale.
Kryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa, deputetët Kiduina Zaka, Elton Korreshi dhe Asfloral Haxhiu, nënprefekti Avdi Snalla, si dhe përfaqësues të organizatave të veteranëve dhe pasardhësve të tyre, vendosën kurora me lule në memorialin e Varrezave të Dëshmorëve.
Me rastin e 82-vjetorit të çlirimit, kryebashkiakja Eriselda Sefa uroi qytetarët e Lushnjës për këtë ditë.









Komente
Komento