Rreth 200 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Xhevdet Arapi” në fshatin Çermë Proshkë të Lushnjes u mungojnë bangat, stolat, derrasat e zeza dhe ndricimi. Pas rikonstruksionit te shkolles, ajo nuk eshte pajisur me mjetet e domosdoshme per zhvillimin e mesimit.

Nxënësit tregojne kushtet e vështira ku duhet të kryejnë mësim. Veshtiresite e hasura per zhvillimin e mesimit i pohon edhe drejtori Xhevahir Sufja. Shkolla 9 vjecare në Çermë Proshkë këtë verë iu nënshtrua një rikonstruksioni total, pasi godina e parë ishte në gjendje totalisht të rrënuar, por perseri zhvillimi i mesimit nuk kryhet normalisht.