LUSHNJE - Përfshihet nga flakët gjatë natës makina e kryetarit të Komunës së Tërbufit në Lushnje.

Burime nga Policia e Lushnjes ka bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm.

Sipas policisë, makina e Astrit Dervishit, e llojit “Benz” me targa AA 800 IE, është djegur pjesërisht në pjesën e përparme.

Makina ishte e parkuar parkuar në oborrin e shtëpisë, në momentin kur është përfshirë nga zjarri.

Astrit Dervishi prej 3 mandatesh ishte i zgjedhur kryetar i komunës nga partia Lëvizja Socialiste për Integrim.


makina e djegur e astrit dervishit me logo
(Foto: Makina e djegur e Astrit Dervishit)
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)