LUSHNJE - Një grua ka gjetur vdekjen si pasojë një aksidenti automobilistik në autostradën Lushnje-Rogozhinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, ku një mjet tip kamionçinë me targa DR 2591 F i drejtuar nga Ilir Zabili ka përplasur 50-vjeçaren, teksa kjo e fundit po kalonte në anën tjetër të rrugës.
Ndonëse ajo u dërgua me urgjencë në spitalin e Lushnjes, gruaja nuk ka mundur tu mbijetojë plageve të marra.
Viktima nuk është identifikuar ende, pasi mendohet se ishte endacake dhe në momentin e përplasjes mbante në dorë një shishe birre.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com