Lushnjë/ Gjurmonin dhe vidhnin pensionistët afër degëve postare, 'Shpërqendrimi' prangos 57-vjeçarin, në kërkim shoku! Zbardhet skema (EMRAT)

Fier- Dy ‘gjuetarë’ dhe hajdutë pensionistësh janë proceduar penalisht nga Policia e Lushnjës, teksa një prej tyre u arrestua dhe tjetri u shpall në kërkim.

Policia vendore njoftoi sot (18 tetor) se finalizoi operacionin e koduar “Shpërqendrimi”, duke zbardhur 3 raste vjedhjesh. Në pranga ka rënë Genci Seferi, 57 vjeç, banues në Durrës, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi Ardian Gushta, 56 vjeç.

Të dyshuarit krijonin situata fiktive në rrugët në afërsi të degëve postare, për t’iu afruar pensionistëve dhe për t’iu vjedhur paratë e pensionit.

 Sulmet e denoncuara janë kryer gjatë vitit 2024, në Fier, Lushnjë dhe Kavajë. Pas kallëzimeve të disa pensionistëve, uniformat blu nisën verifikimet dhe hetimet, duke arritur tek të dyshuarit.

“Vjedhjet kanë ndodhur në datat 29 shtator, 23 Prill dhe 15 Tetor, përkatësisht në lagjen nr. 5, Kavajë, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë dhe në qytetin e Fierit, këta shtetas krijonin situata fiktive (pyetje të paqarta, përplasje të qëllimshme dhe skena të tjera të improvizuara), në rrugët në afërsi të degëve postare, pasi pensionistët merrnin pensionin, me qëllim që t’iu afroheshin atyre dhe t’iu vidhnin kuletat me para”, thanë burime zyrtare të policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një celular dhe një portofol me një shumë parash. Po punohet për lokalizimin dhe kapjen e 56-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Dosja i kaloi prokurorisë vendore për hetime të mëtejshme, për akuzën e “vjedhjes”, e kryer në bashkëpunim.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja në 2019, GJKKO dënon 5 anëtarët e grupit kriminal me 25 vite burg

Atentati ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja në 2019, GJKKO dënon 5 anëtarët e grupit kriminal me 25 vite burg