LUSHNJE - 200 metra në vijë ajrore nga tokat bujqësore ne fshatin Bicukaj të Lushnjës, ndodhet një hidrovor investim i viteve të fundit, por pavarësisht kësaj tokat e këtij fshati nuk i shpëtuan përmbytjeve.
Rreth 30 hektarë tokë bujqësore e mbjellë me kultura të ndryshme për ditë më radhë kanë qenë nën pushtetin e ujit, ndërsa hidrovori për shkaqe qe ende nuk dihen, nuk rezultoi efikas sa i përket evadimit të ujërave.
Kjo ka shkaktuar dëme kolosale tek fermerët e zonës, të cilët pohojnë se po shkojnë drejt falimentimit. Askush nga pushteti vendor nuk është kujtuar të vizituar këta fermerë, mundi edhe djersa e të cilëve edhe këtë vit shkoi dëm.
Përveçse hidrovori nuk rezultoi efikas fermerët pohojnë se problem në këtë zonë mbetet edhe mospastrimi i kanaleve kulluese.
E njëjta tablo paraqitet edhe në fshatra të tjerë në rrethin e Lushnjës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com