Një konflikt është regjistruar sot në fshatin Golem i Vogël në Lushnjë.

Një 17-vjeçar ka goditur dy herë me thikë një 42-vjeçar.

I mituri është arrestuar nga blutë, teksa është sekuestruar edhe thika.

Ndërkohë i lënduari ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 19:05, në fshatin Golem i Vogël, një shtetas i mitur 17-vjeçar dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin L. S., 42 vjeç.

Shtetasi L. S., është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin e mitur në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejshme", njoftoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë