LUSHNJE-Një sasi prej 29 dozash kokainë dhe 217 gram lëndë narkotike cannabis sattiva.

Lidhur me këtë sasi droge është arrestuar në flagrancë poseduesi, Klevis Kasa, 28 vjeç, banues në fshatin Fiershegan, Lushnjë.
 
Arrestimi i tij u bë pasi nga informacionet e mara në rrugë operative se shpërndante lëndë narkotike në doza, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 217 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, si edhe 29 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com