LUSHNJE- Një punonjës i Postës ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet teksa udhëtonte me motoçikletë. 

Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin pranë ish-fabrikës së Plastmasit. 

Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur punonjësi i Postës, Ersuel Kamxhiu, 35-vjeç. Mësohet se ai ka humbur jetën në vend pas përplasjes nga automjeti. 

Gjithçka ka ndodhur pasi autovetura me targa AA 587 AM, që drejtohej nga Ervis Blliku, 27 vjeç, banues në lagjen “Gafurr Muco”, Lushnja, ka goditur motomjetin tip “Piaxho” me targa AL802, që drejtohej nga Kamxhiu, banues në lagjen “Karbunarë e Vogël” Lushnje. 

Pas aksidentit, policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, Ervis Blliku, ndërsa po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com