KRUTJE - Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme, në Krutje të Lushnjës, pasi është qëlluar para banesës së tij, nga persona të paidentifikuar. Mësohet se i plagosur ka mbetur Agron Gobo, 47 vjeç, i cili është goditur me kallashnikov nga dy plumba, në krah dhe në këmbë.
Nga hetimet paraprake, rezulton se ndaj Gobos ka pasur një tjetër atentat në vitin 2000.
Gobo, i ndodhur në spital, raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, sipas policisë, nuk dihen ende motivet e ngjarjes, ndërkohë që po punohet për kapjen e autorëve si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com