LUSHNJE-Policia ka ndaluar një 56-vjeçar, pasi pas një debati në familje tentoi që të mbyste gruan me litar.
 
Feçor Biçaku në mbrëmjen e djeshme pas sherrit në banesë ka tentuar të mbysë me litar bashkëshorten e tij, F.B, 52 vjeçe.
 
52-vjeçarja u dërgua fillimisht për ndihmë në spitalin e Lushnjes, ndërsa më pas u transportua në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.
 
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tìranë, për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare " e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 79/c dhe 22 të Kodit Penal.


dy.b/shqiptarja.com