LUSHNJË - Një 32-vjeçar ka humbur jetën sot në Lushnjë, pasi makina me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga, pasi ka humbur kontrollin e mjetit në tentativë për të shmangur një kafshë në rrugë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Dushk rreth orës 03:30 në aksin LushnjeRrogozhinë.
Viktima i identifikuar si Edvin Boçi, 32 vjeç udhëtonte me makinën e tij tip Volkswagen me targë AA858GJ.
Sipas hetimeve të para rezulton se Boçi ka tentuar të shmangë përplasjen me një qen që i ka prerë rrugën dhe për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit.
I riu ka marrë plagë të rënda, duke humbur jetën në vendngjarje.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com