Lutaj: SHISH i çoi Tahirit një
info të pasaktë, një me vonesë

Lutaj: SHISH i çoi Tahirit një<br />info të pasaktë, një me vonesë
TIRANE- Sekretari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Piro Lutaj zbardh informacionet që SHISH i ka dërguar ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit në periudhën më të egër të tritolit deri më 4 shkurt kur ministri Tahiri dha alarmin se s’ka marrë informacione nga SHISH për këtë vepër krimi e as vepra të tjera.

Deputeti socialist tregohet konkret teksa thotë se SHISH deri më 4 shkurt ka dërguar vetëm dy informacione, një të rremë e një pasi kishte përfunduar policia aksionin duke hedhur poshtë gjithe pretendimet e kreut të shërbimit sekret shqiptar se ka bashkëpunuar.

“Nga verifikimet që kemi ne, deri në momentin që ministri i Brendshëm bëri deklaratën më 4 shkurt, SHISH i ka çuar Ministrisë së Brendshme vetëm dy informacione: Një të pavërtetë, pra të pasaktë dhe një informacion pasi Policia e kishte kryer operacionin përkatës me sukses. Por ka një dyndje të informacioneve nga SHISH vetëm pasi Ministri i Brendshëm deklaroi se kreu i SHISH nuk ka dërguar asnjë informacion për aktivitetet kriminale, terroriste apo të trafikut të drogës dhe trafiqeve të tjera”, ka deklaruar sekretari i komisionit të parlamentar të Sigurisë Piro Lutaj për gazetën “Shqiptarja.com”.

Në tryezën e Presidentit dhe Komisionit të Sigurisë janë dhënë informacione të tjera nga Ministria. Ku evidentohet puna e SHISH në lidhje me llojin e informacionit të dhënë. Nga janari 2013 deri më 4 shkurt 2014, SHISH ka përcjellë vetëm dy informacione në polici në lidhje me tregtinë e armëve luftarake dhe minave me telekomandë. Pas deklaratës së Tahirit te Siguria SHISH dërgoi 11 raportime në polici për këtë aktivitet kriminal, në 3 jave. Pavarësisht se policia i ka konsideruar ato si të dhëna pa ndonjë vlerë të madhe.

”Në  periudhën janar 2013, 10 shtator 2013, pak ditë përpara se të vinte në detyrë qeveria e re, SHISH ka informuar plot 87 herë Policinë me 30 informacione për krimin e organizuar, drogën dhe trafiqet e paligjshme, për krimin ekonomiko-financiar me 10 informacione dhe 45 informacione të tjera sekret të listës së kontrollit, kërkesa për bashkëpunim e të tjerëve. Në këto 9 muaj janë dhënë 2 informacione në lidhje me trafikun e armëve dhe municioneve e eskplozivëve, ku njëra ka lidhje me armët luftarake, tjetra me mina me telekomandë.

Nga 10 shtatori deri në 31 dhjetor 2013 SHISH i ka përcjellë policisë 38 informacione, 11 për drogën e trafiqet e paligjshme, 8 për korrupsion e 18 informacione të tjera për kërkesa për bashkëpunim për veprime terroriste. I vetmi informacion që lidhet me trafikun e armëve dhe eksplozivëve atë të eksplozivëve me telekomandë është dhënë nga SHISH në mesin e dhjetorit. Të dhënat nuk përcaktonin kohën e kryerjes së aktiviteteve të dyshuara.

Ndërsa në periudhën 1 janar deri në fillim të shkurtit 2014, kur aktet terroriste me tritol kanë qenë shqetësimi kryesor për rendin, janë dhënë 19 informacione, 9 për trafik droge, 2 për kontrabandë, dhe vetëm 1 informacion për trafik municioneve dhe eksploziv. Informacioni u dha 3 ditë pasi policia i kishte arrestuar personat. Për periudhën 4 shkurt dhe 1 mars janë dhënë 41 informacione, nga ku 11 për trafiqet, 19 për njoftime dhe lista kontrolli dhe 11 informacione për trafikun e armëve dhe minave me telekomandë.

Shkrimi u publikua sot (19.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja