Luzi: 48% e shqiptarëve morën
pjesë në votime në 1825 qendra

Luzi: 48% e shqiptarëve morën<br />pjesë në votime në 1825 qendra
Bashkia e Pustecit, e cila është edhe Bashkia më e vogël pas ndarjes së re territoriale është njësia e parë ku ka filluar procesi i numërimit të votave. Konfirmimi vjen nga kryetarja e KQZ, Lefteri Luzi e cila theksoi se pa u dorëzuar të gjitha kutitë e votimit në KZAZ, nuk mund të fillojë numërimi, ndërsa në Pustec ka përfunduar ky proces. 

Gjithashtu Lefterie Luzi bëri me dije se deri tani për pjesmarrjen kanë raportuar vetëm 1825 QV të cilat përbëjnë 35 % të totalit. Duke u bazuar vetëm tek të dhënat e marra nga këto QV, Luzi bën me dije se pjesmarrja është 48.29 % 

perqindja e votuesve
(Pjesmarrja e votuesve sipas të dhënave që ka disponuar KQZ deri në orën 22:40)

Ora 21:00 Mbyllet procesi i votimit,pjesëmarrja në shkallë vendi rreth 45 për qind
Ndërsa është mbyllur procesi i votimit pothuajse në të gjithë vendin, raportohet se pjesëmarrja është:
Në Pogradec rreth 45 %, në Kolonjë 51 %, në Berat votuan 45%, në Skrapar votuan 50%, në Urën Vajgurore votuan 50%, në Kuçovë 48%, në Poliçan 45%, në Memaliaj 45 %, në Kukës 62 %, në Has 62 %, në Tropojë 50 %, në Kurbin rreth 22%, në Përrenjas 57.3%.

Ora 20:50 Mbyllet votimin në Qarkun e Beratit
Në orën 19:00 të 324 qendrat e votimit në Qarkun e Beratit u mbyllën. Rezultatet janë këto për qytetin e Beratit kanë votuar 45% votues për qytetin e Skraparit, 50% për Poliçanin 45%, ndërsa për Kuçovën 48%, për Urën Vajgurore 50%. Këto janë rezultatet përfundimtare të mara nga kryetarët e KZAZ-ve. Kutitë e votimit i janë drejtuar KZAZ-ve, ku do të kryhet procesi i votimi.

Ora 20:45 Pjesëmarrje 62% në Bashkinë Kukës dhe Has, 50% në Tropojë
Rreth 80 mijë votues u ftuan për të votuar në gjithë Qarkun e Kukësit për kryetarët e rinj të bashkive. Proces u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe pa incidente. 170 qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 19:00, ashtu siç parashikon edhe Kodi Zgjedhor.

Rezultatet e pjesëmarrjes në përqindje janë: Kukësi, rreth 62 përqind Hasi 62 përqind dhe Tropoja 50 përqind. Duhet theksuar se zgjedhësit në Tropojë këtë herë e kishin më të vështirë se asnjëherë tjetër zgjedhjen, pasi që tre kandidatët në garë vinin nga Partia Demokratike.

Besnik Dushaj, ish-deputet i PD garoi për kryetarë të bashkisë nën siglën e PD-së. Rexhë Biberaj, ishte katër herë kryetar komune në Margegaj nën siglën e PD-së dhe garoi për koalicionin ASHE si dhe Agron Demushi kryetar i bashkisë për 4 vite që në këto zgjedhje doli i pavarur.

Në bashkinë e Hasit garuan Elez Maçi i PD-së, ish-prefekti o qarkut të Kukësit dhe Adem Lala i PS-së. Për bashkinë e Kukësit, Hasan Halilaj i ASHE, i cili kërkoi mandatin e tretë në bashkinë e Kukësit kësaj herë nën siglën e LSI-së, pas largimit nga radhët e PD-së në vitin 2013 dhe Bashkim Shehu i APPD.

Pas mesit të natës, pritet të nisë dhe procesi i numërimit të votave për bashkinë e Kukësit në KZAZ  11, në Tropojë KZAZ 9 dhe në rrethin e Hasit KZAZ 10. Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor u angazhuan në terren 209 punonjës policie në të gjithë qarkun.


Ora 16:30 Zgjedhjet, Luzi: Pjesëmarrja deri në orën 16:00 mbi 38%
Deri në orën 16:00 pjesëmarrja e votuesve në 1053 qendra votimi në 11 qarqe për të cilat KQZ la informacion ka qenë 38 %.  Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Luzi në një deklaratë për mediat tha se procesi i votimit është duke vijuar në të gjitha qendrat.

Ajo u bëri apel sekretarëve të KZAZ-ve që të na sjellin informacion lidhur me % e votuesve. 

Më tej Luzi ka dhënë të dhëna më të detajuara për Bashkitë e Sarandës dhe Pukës, për të cilat vepron një projekt pilot për raportimin e ecurisë së votimit.  Nga të dhënat e deritanishme rezulton se në Pukë niveli i votuesve është 53.16%, ndërsa në Sarandë është 27.42%.

Gjithashtu Lefterie Luzi u ka bërë apel qytetarëve që të dalin e të votojnë. 

Qarku Berat 46,08 %
Qarku Dibër 48,68%
Qarku Durrës 36,31%
Qarku Elbasan 42,85%
Qarku Fier 40,52%
Qarku Gjirokastër 42,55%
Qarku Korçë 41,06%
Qarku Kukës 48,95%
Qarku Lezhë 48,72%
Qarku Shkodër 36,78%
Qarku Tiranë 40,44 %
Qarku Vlorë 29,05% 

Ora 14:10 Zgjedhjet, Luzi: Pjesëmarrja deri në oren 13:00 27.09 %
Deri në orën 13:00 pjesëmarrja e votuesve në 711 qendra votimi ka qenë 27.09 %.  Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Luzi në një deklaratë për mediat tha se procesi i votimit është duke vijuar në të gjitha qendrat. Pjesëmarrja më e lartë bie në sy në qarkun Dibrës, ndërsa banorët e qarkut të Korçë deri pas mesdite duket se janë përfshirë më pak në këtë proces zgjedhor me 24 %.

Luzi i bëri apel sekretarëve të qendrave të votimit që të sjellin sa më shpejt dhe të saktë informacionin, ndërsa paralajmëroi se të gjithë ata që do të shkelin ligjin, do të përballen me masa ndaj tyre. “Në rast se ata janë përgjegjës do të vihen përpara ligjit”, - përfundoi kryetarja e KQZ-së.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës