Luzi:Vijon numërimi vetëm për
Këshillat, në votime 44% ishin gra

Luzi:Vijon numërimi vetëm për<br />Këshillat, në votime 44% ishin gra
TIRANE- Kryetarja e KQZ-së Lefeterie Luzi në një dalje për mediat ka bërë me dije se është mbyllur procesi i numërimit në rang vendi për kryetar bashkie, ndërkohë që vazhdon numërimi për këshillat.

“KQZ po monitoron  procesin e numërimit në zonat ku nuk ka përfunduar ende" tha Luzi duke shtuar se "në total në rang vendi mbeten pa numëruar 167 kuti" - tha kryetarja e KQZ duke i’u bërë thirrje numëruesëve  të vijojnë më procesin pa vonesa.

Ajo shtoi  se procesi ka vijuar normalisht, me përjashtim të disa zvarritjeve në numërim, sidomos në KZAZ-në numër 1, që përkon me Malësinë e Madhe, ku rezultati për kryetarin e bashkisë ishte i fundit që u shpall. Luzi në këtë dalje për mediat bëri me dije gjithashtu dhe pjesëmarrjen në rang vendi të votuesve duke evidentuar një fakt mjaft interesant se 44% të votuesve janë femra. Ndërkohë kanë votuar rreth 1 milion e 800 mijë shqiptarë votuan në zgjedhjet e 21 qershorit, ose rreth 48 përqind e personave më të drejtë vote.

"Vlen të përmendim që numërimi i votave për kryetarët e bashkive në 90 ZAZ-të u krye me një ritëm të kënaqshëm, normalisht dhe në qetësi, me përjashtim të KZAZ-së nr.1, Bashkia Malësi e Madhe, për shkak të situatave të tensionuara që janë krijuar në vijimësi rreth ambjenteve të VNV-së, në orët e vona të mesnatës të ditës së djeshme.
Gjithsesi, falë ndërhyrjes së KQZ-së me vendimarrje për zgjidhjen e situatës, bashkëpunimit me forcat politike, për të pasur në VNV komisionerët e tyre, për vazhdimin e procesit të numërimit të votave në mënyrë të pandërprerë, si dhe dërgimit të inspektorëve të KQZ në këtë VNV,  u bë e mundur numërimi i të gjitha kutive të votimit për kandidatët për kryetar bashkie dhe vazhdimi i numërimit me kutitë e tjera për këshillin e Bashkisë. Duke qëndruar tek numërimi i votave për këshillat bashkiakë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ndjek dhe monitoron procesin e  numërimit, në të gjitha VNV-të, në të cilat ky proces nuk ka përfunduar. 

Mund të themi që numërimi i votave për këshillat bashkiakë, në përgjithsi po ecën normalisht, me raste të veçanta të ndërprerjes së procesit të numërimit për shkak të pushimit të kërkuar nga disa KZAZ.

Më konkretisht:
Bashkia Malesia e Madhe, administruar nga KZAZ nr. 1, ka përfunduar numërimi i kutive të votimit për kryetar, po vijohet me numërimin e kutive për këshillin e bashkisë. Kjo KZAZ nuk ka asnjë “kuti të parregullt”. Bashkia Shkodër, KZAZ 2, mbeten për tu numëruar 73 kutitë e fundit për këshillin bashkiak. Bashkia Lezhë, KZAZ 12 dhe KZAZ 13, mbeten për tu numëruar 5 kutitë e fundit për këshillin bashkiak. Bashkia Krujë, KZAZ 20, kanë mbetur edhe 11 kuti për këshillin e bashkisë. Bashkia Durrës, KZAZ 21, KZAZ 22, KZAZ 23, në total kanë 32 kuti të panumëruara për këshillin. Bashkia Kamëz, KZAZ 27, mbeten për tu numëruar 40 kuti për këshillin.

Në rang vendi: mbeten për tu numëruar vetëm 167 kuti votimi për këshillat bashkiakë.
Janë deklaruar kuti votimi të marra në dorëzim si të parregullta, vetëm një kuti votimi për kryetar (KZAZ 12, Bashkia Lezhë), dhe dy kuti votimi për këshillin bashkiak (një në KZAZ 12, Bashkia Lezhë, dhe një në KZAZ 47, Bashkia Elbasan)".
u shpreh Luzi


Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë