TIRANE-Genis Mëhillaj i dënuar me 10 vite burg si sekser i bandës së tritolit në Vlorë që kryente vrasje me pagesë kërkon riçeljen e gjykimit pranë apelit të Krimeve të Rënda.
Këtë kërkesë, Mëhillaj i arrestuar pas 3 vitesh kërkim ndërkombëtar, e bëri këtë të enjte teksa iu komunikua masa e sigurisë arrest me burg dhënë ndaj tij në mungesë.
Genis Mëhillaj i pranishëm në seancë mohoi të ketë kryer porosi vrasjesh apo të ketë gjetur klient për vrasësin Julian Sinanaj ndërsa prokuroria u shpreh se ka prova të mjaftueshme përfshi dhe dëshminë e bashkëpunëtorit në këtë grup, Julian Sinanaj.
Ndërkohë pritet që me vendim për këtë kërkesë dhe për dënimet e anëtarëve të këtij grupi apeli të shprehet pasditen e kësaj të enjte.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com