E dashur Mirela,
E kam ndjekur rubrikën te Shqiptarja.com që keni hapur për gratë e dhunuara dhe ju përgëzoj për iniciativën. E di që letra që po ju shkruaj është një guxim i madh por vendosa të shkruaj jo vetëm për vete por për të gjitha gratë që vuajnë nga dhuna.
Unë kam pesë vjet e martuar, por kemi qëndruar 4 vjet të fejuar pasi isha në universitet. Burri im është besimtar i fesë myslimane dhe familja e tij është shumë e nderuar.
Që kur u fejuam më kërkuan që unë të vishem me shami por në atë kohë mua më vinte turp nga shoqet. Nuk mund të shkoja në shkollë e mbuluar. Që në atë kohë ai nuk më trajtonte mirë, më impononte që të vendosja shaminë dhe mendoja se ndoshta është i zemëruar me mua për shkak të shamisë.
Kur u martuam, pas katër vitesh fejese, vendosa edhe unë t’i dedikohem fesë myslimane duke menduar se kjo gjë mund të na afronte më shumë dhe ai mund të sillej më mirë me mua. Por në fakt tani që jam bërë me dy fëmijë ai është bërë akoma më agresiv.
Ndihem në një ambient të pasigurtë, dhe më duket sikur askush nuk më do në këtë botë, ndonjëherë dyshoj se nuk më duan as vetë prindërit e mi. Kur kam provuar t’u tregoj ata më janë shmangur dhe nuk kanë dashur të më dëgjojnë. I lutem Allahut çdo ditë pasi besoj shumë në të, që burri im të bëhet më butë dhe më i mirë me mua dhe fëmijët por ai sa vjen dhe bëhet më i dhunshëm.
Unë lexoj shumë libra, jo vetëm Kuranin por edhe libra të tjerë dhe përpiqem të jem një nënë e mirë, një bashkëshorte e denjë. Nuk di çfarë të bëj më shumë se kaq. Nuk e di ku kam gabuar? Ndonjëherë mendoj se ky ishte fati im dhe duhet ta pranoj pasi nuk kam asnjë alternativë zgjidhjeje. Sado që e vuaj dhunën e tij nuk e imagjinoj dot divorcin. Në një situatë të tillë ia kam lënë veten në dorë Zotit, por një përgjigje nga ju do ta vlerësoja. Me respekt. F.
E dashur F,
Allahu nuk thotë që burri ka të drejtë të dhunojë gruan. Faleminderit për letrën e cila përcjell një histori kaq të ndjerë. Shumë gra të dhunuara, ashtu si ti, mendojnë se kanë gabuar diku përderisa bashkëshortët e tyre i trajtojnë dhunshëm. Është një sistem besimi që ne e kemi krijuar që në fëmijëri; kur dikush na ndëshkonte nënkuptonte se diku kemi gabuar. Dhe në mënyrë që të fitojmë dashurinë e tjetrit ne duhet të sillemi mirë, t’i bindemi dëshirave apo urdhrave të tij, dhe nëse ndëshkohemi do të thotë se ne e meritojmë.
Jo e dashur F, unë nuk mendoj se ti ke gabuar, dhe nuk mendoj se bashkëshorti të dhunon për shkak se ti nuk je mjaftueshëm e mirë. Frika jote se ai nuk të pranon siç je të ka shtyrë të ndryshosh dhe të bëhesh personi që ai dëshiron të jesh. Kjo të ka çuar deri aty sa t’i dedikohesh edhe fesë myslimane. Nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi të besosh diku dhe të investosh në aspektin shpirtëror është një mënyrë e mirë për t’u lidhur më shumë me veten. Por përmes rreshtave që lexoj në këtë letër unë kuptoj se vetja jote është neglizhuar pasi për ty ka më shumë rëndësi që të kënaqësh bashkëshortin apo njerëzit e tjerë përreth se sa të kthesh vëmendjen tek nevojat e vetes.
Ti lutesh që gjendja të ndryshojë, por historia e jetës tënde, dhe historia e askujt, nuk mund të ndryshoje vetë. Ajo mund të ndryshojë vetëm nëse ne ndryshojmë mendimin për veten tonë. Nëse ty të është ngulitur në mendje që ky ishte fati yt askush nuk mund ta ndryshojë atë për për ty. Kam frikë se as Zoti. E vetmja që mund të ndryshojë historinë tënde je ti vetë. Shpesh herë ne nuk e kuptojmë se mënyra se si të tjerët na trajtojnë është e ndikuar nga mënyra se si ne trajtojmë veten tonë. Ti beson te feja që me dëshirë ke zgjedhur t’i dedikohesh për të plotësuar një dëshirë të bashkëshortit. Dhe e përsëris, nuk ka asgjë të keqe. Por me sa di unë Allahu nuk e thotë që burri ka të drejtë të dhunojë gruan. Me aq njohje sa kam unë nga Kurani nuk e kam ndeshur askund këtë.
E di, ne shpesh tërhiqemi nga njerëz të cilët pasqyrojnë besimet tona rreth vetes. Dhe madje, shpesh ne i trajnojmë vetë njerëzit për mënyrën se si duhet të na trajtojnë. I lëmë të tjerët të bëjnë me ne atë që ne në fakt kemi lejuar t’ia bëjmë vetes. Asgjë nuk mund të ndryshojë derisa të kesh vullnetin që të shohësh veten tënde reale në thellësi. Nëse futesh në dialog me veten dhe e pyet – ti vetë si e trajton veten tënde? A e ke dhunuar ndonjëherë atë? Si ia shfaq dashurinë asaj? Si komunikon me të? Si e shpërblen atë? Nëse ulesh dhe arrin t’i marrësh këto përgjigje nga vetja, në qetësi do të kuptosh edhe mënyrën se si të përgjigjen të tjerët.
Frika ime është se nëse kjo gjendje do vazhdojë gjatë ajo mund të të shkaktojë probleme më shëndetin gjithashtu, dhe mund të ndikojë në mirëqenien tënde psikologjike. Me sa kuptoj përmes kësaj letre që tani disa probleme të vetëvlerësimit kanë filluar të influencojnë negativisht tek ti. Duke qëndruar gjatë në një marrëdhënie abuzive mund të humbasësh edhe aftësinë për të reaguar. Që do të thotë mund të humbasësh aftësinë për të funksionuar shëndetshëm ndaj vetes, fëmijëve, familjes dhe shoqërisë. Këto janë fakte që vijnë shpesh nga përvojat e grave që kanë duruar gjatë dhunën e ushtruar ndaj tyre dhe do të doja që ti t’i merrje në konsideratë.
Në fund ti thekson se “nuk e imagjinon dot divorcin”. Unë nuk jam asnjëherë pro divorcit, por jam në mënyrë kategorike kundër dhunës. Ti ke plot cilësi të mira në vete, ashtu siç e pranon edhe vetë, je një nënë e dedikuar, një grua e lexuar dhe e shkolluar, një njeri i edukuar. Këto janë burime të mjaftueshme për të filluar që t’i shfrytëzosh në të mirë të vetes dhe t’i përdorësh për ta fuqizuar atë. Duke fuqizuar veten, duke i kthyer asaj dashurinë dhe dinjitetin që i takon do mund të dalësh në një pikë që të shkruash historinë tënde nga fillimi, që të jetë pa dhunë dhe pa të tilla ndjesi frike. Për të dalë në këtë pikë nisjeje ty do të të duhet ndihmë, ndoshta edhe një takim me një ekspert të fushës. Por askush nuk mund të të ndihmojë nëse ti nuk fillon e para të ndihmosh veten. Gjë që besoj ke filluar ta bësh duke shkruar këtë letër.
Përzemërsisht
Mirela
Nëse je një grua e dhunuar dhe ngurron të kërkosh ndihmë sepse ndihesh në faj apo të vjen zor nga vetja mund të na e rrëfesh historinë tënde këtu. Nëse ndihesh e frikësuar apo e kërcënuar nuk ka nevojë të tregosh emra dhe detaje, thjesht pyet dhe do të marrësh përgjigje.
Letrat tuaja mund t’i dërgoni direkt në adresën e psikologes Mirela Sula: [email protected]
Shënim: Duke qenë e pamundur të botojmë çdo letër që vjen në adresë të kësaj rubrike do të përpiqemi të zgjedhim letrën që jep mundësinë e përgjigjes edhe për raste të tjera të ngjashme. Përgjigjet tuaja mund t’i gjeni vetëm te Shqiptarja.com, dhe jo përmes e-mailit.
Shkrimi u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.03.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com