Mësoni si duhet të silleni me prindërit 
e moshuar për të qënë në harmoni

Mësoni si duhet të silleni me prindërit <br />e moshuar për të qënë në harmoni
Bisedat me prindërit që janë në një moshë më të thyer shpesh mund të jetë pak e lodhshme, duke marrë parasysh edhe diferencën e moshës, duke bërë që bisedat të përfundojnë në konflikte.

Artisti, Alexander Galitski, i cili ka shumë vjet që punon me të moshuar, duke i mësuar ata se si të pikturojnë ose të krijojnë skulptura druri, ka vendosur  të japë disa këshilla për komunikim më të lehtë me personat e moshuar.

Mos provoni t’i ndryshoni ata
Kur ishim fëmijë, ishte e lodhshme të dëgjonim për djalin e atij fqinji i cili ka rezultate të përsosura dhe që gjithnjë dëgjon prindërit e tij. Tani që ata janë më të moshuar, ndoshta do të dëgjoni se si fqinji “del jashtë çdo ditë, ndërsa ju uleni gjatë gjithë ditës duke mos bërë asgjë”. Edhe pse mund të jetë shumë e bezdisshme për t’i dëgjuar ata të flasin kështu, mos u përpiqni t’i ndryshoni ata,  ju thjesht nuk mund t’i ndryshoni njerëzit në atë moshë, pranojini ata ashtu siç janë.

Shmangni konfliktet
Ashtu si me fëmijët, duhet të jeni të duruar me prindërit e moshuar. Mos reagoni ndaj agresionit apo grindjeve të tyre, nëse e bëni këtë, ju humbisni.
Dëgjojini dhe përpiquni të zgjidhni problemin e vërtetë, kjo është mënyra e vetme për të mos u ndjerë fajtorë në fund.

Mos prisni që të gjitha bisedat të jenë të këndshme
Ata bëhen nervozë dhe kanë luhatje të humorit ashtu si ne. Sa herë që ata janë të zemëruar, provoni të flisni me ta dhe mos i kurseni ata vetëm sepse janë të moshuar.

Tregoni dhembshuri, por jo keqardhje.
Bëhuni krahu ku ata mund të qajnë të gjitha hallet e tyre dhe bëhuni një dëghues I mirë dhe kujdes me gjykimet.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi