Sindikata e Arsimit ka kërkuar nga qeveria që të shpërblejë për festat e fundvitit të gjtihë mësuesit e arsimit parauniversitar, pasi në të kundërtën do të ketë pezullim të proçesit mësimor edukativ.
 
Sipas burimeve nga kjo sindikatë, mësuesit kanë kërkuar që shpërblimi vjetot të jetë për të gjtihë mësueist padallime dhe vlera e tij të jetë nëmasën 10 mijë lekë.
 
Kjo deklaratë e Sindikatës së Arsimit ka ardhur menjëherë pas deklaratës së kryeministrit, Edi Rama i cili tha se për të gjithë mësuesit ekselentë do të jepet një vlerë prej 40 mijë lekë shpërblim me rastin e festës së fundvitit, ndëkrohë 5 mijë lekë do mund ta marrin edhe nxënësit ekselent.
 
Kjo kërkesë e sindikatës është bërë mbi pretendimet se performaca është e njëjtë, pasi mësuesit janë thuajse njësoj.

Ajo shton se mësuesit ndihen të diskriminuar për këtë ndarje, pasi nuk e dinë se kush janë të dalluar dhe kush jo.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)