BRITANI – Një mësuese 26-vjeçare dhe nxënësi i saj 16-vjeçar kryen marëdhënie seksuale në një hotel të paguar nga shkolla e tyre si pjesë e një trajnimi në fundjavë.
Kelly Burgess dhe 16-vjeçari kishin shkëmbyer së bashku më shumë se 12 mijë SMS në vetëm 7 muaj, duke përfshirë edhe foto nudo të tyre. Kjo ngjarje ka ndodhur në qytetin e Bristol dhe marrëdhënia e tyre u zbulua vetëm kur nxënësi shkoi në klinikën e shëndetit seksual dhe deklaroi emrin e mësueses së tij.
Mësuesja 26-vjeçare e pranoi se kishte bërë seks me nxënësin e saj dhe u dënua me 10 muaj burg. Avokati i saj mbrojtës deklaroi në gjykatë se klientja e tij “është një grua e re e papjekur që kishte rënë në dashuri me njeriun e gabuar”. Fillimisht 26-vjeçarja nuk pranoi se kishte një lidhje me nxënësin, por kjo gënjeshtër e saj zgjati deri në momentin kur policia i tregoi si provë SMS-të dhe fotografitë që kishin shkëmbyer të dy.
Gjithashtu, ajo pranoi se fotot e tyre i kishte mbajtur në laptopin e saj.
Por, mësuesja deklaroi se nuk kishte bërë asgjë të paligjshme pasi djali kishte arritur moshën e pëlqimit dhe marrëdhënia e tyre ishte në “kushte të barabarta”.
Avokati i saj tha se ajo kishte vuajtur nga depresioni që pas vdekjes së vëllait të saj më të madh, të atit dhe gjyshit të saj.
Kurse, në një deklaratë nga nxënësi i përfshirë në skandalin seksual, u mohuan të gjitha akuzat e Prokurorisë. “Nuk kishte absolutisht asnjë gjë të bërë me qëllim. Gjithçka ishte një marrëdhënie konsensuale”, tha ai.

Redaksia online
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com