Annegret Runigg, një mësuese nga Gjermania ka tashmë 13 fëmijë dhe historia e saj do të jetë në qendër të një dokumentari televiziv.
Ajo mban rekordin si gruaja më e vjetër në moshë që pret të lindë katërnjakë.
 
Shtatëzania e saj e fundit ishte rezultat i një farëzimi artificial me spermë e vezë të dhuruara. Në moshën 55 vjeçare ajo kishte lindur në Gjermani një vajzë.
 
Aktualisht ajo ndodhet në javën e 21 të shtatëzanisë së saj. Runigg thotë se u shokua kur mësoi se po priste katërnjakë.
 
Gjinekologu e njohu atë me mundësinë e abortimit të një ose më shumë fetuseve, por ajo mohoi.
 
Mësuesja që është gati për të dalë në pension tha se ka vendosur ti mbajë fëmijët, për aq kohë sa ndihet e aftë për ti rritur ata. Ajo i tha medias gjermane se nuk shqetësohet rreth të ardhmes. As rreth mënyrës se si do të duket me një vajzë adoleshente përkrah dhe katërnjakët e saj.

shtatezena

 Redaksia Online
(Al.h/shqiptarja.com)