Britani- Një ngjarje e pazakontë ndodhi në shkollën fillore Manford, në Essex.

Një mësuese lindi fëmijën e saj në ambientet e shkollës, e ndihmuar nga 3 kolege të saj.

Diane Krish-Veeramany shkoi në punë të enjten, një javë para datës së lindjes. Vetëm 20 minuta kontraktimesh, ajo lindi në një karrige në një klasë bosh, e ndihmuar nga tre kolegë të saj të cilët udhëzoheshin në telefon nga inferamieret e një spitali.

Znj. Krish-Veeramany u shpreh: - "Kushdo që ka lindur një fëmijë, e di mirë se mundohet t’i planifikojë në kokë këto gjëra. Por ndodhi shumë shpejt dhe as e kisha imagjinuar se mund të shkonte kështu. Ishte perfekte, fëmija, njësoj si unë, është shumë mirë”.

Babai erdhi pikërisht në momentin kur fëmija doli nga barku i nënës.

Ndërkohë drejtoresha e shkollës kishte telefonuar ambulancën, por në momentin që ata arritën, bebi kishte lindur.

Redaksia online