FRANCE - Një mësuese franceze, 39 vjeç, u dënua me gjashtë muaj burg si dhe me një gjobë prej 6 mijë euro, për “dhunë seksuale tek minorenët”, pasi nga viti 2007 deri në 2009 kishte patur një marrëdhënie seksuale me një nga nxënësit e saj, i cili ishte vetëm 12 vjeç. Mosha e lejuar në Francë përsa i përket maturisë seksuale është 15 vjeç. Kjo histori kishte ndodhur në kohën kur 12 vjeçari frekuentonte shkollën private Nazareth de Chavagnes en Paillers, në rajonin e Luar, në perëndim të vendit.

Gruaja, e martuar dhe nënë e pesë fëmijëve, gjithashtu besimtare e fesë katolike, nuk do të mund të ushtrojë më një profesion që përfshin kontaktin me fëmijët.

“Mendoja vërtetë se më dashuronte,” u justifikua mësuesja përpara gjykatës së La Roche sur Yon. Sipas saj bëhej fjalë për “një dashuri të verbër” dhe për një “mëkat vdekjeprurës që e torturonte”. Ishin pikërisht senset e fajit që e çuan gruan drejt pranimit të krimit tek një prift më parë dhe të takonte familjen e viktimës më pas në 2011-tën. Avokati i saj tha se mësuesja iu dorëzua drejtësisë pasi “donte të mbate përgjegjësinë e saj penale dhe morale.”

Kjo ngjarje i referohet çështjes së njohur “Gabrielle Russier”, e cila tronditi mediat lokale në vitet 70, kur një profesoreshë letërsie në Marsej, Gabrielle Russier, nënë e dy fëmijëve, vrau veten pasi u dënua nga drejtësia sepse kishte patur një histori me një nga nxënësit e saj, Christian Rossi, 16 vjeç. Një profesoreshë amerikane, 35 vjeç, në 1997 u dënua me 7 vjet e gjysëm burg, sepse kishte patur lidhje me një nga nxënësit e saj gjithshtu 12 vjeç. Këto të fundit, panvarësisht fatkeqësive, qëndruan bashkë dhe u martuan në vitin 2005, pasi kishin bërë dy fëmijë.

Redaksia Online
(ed.ka/shqiptarja.com)