"Më ka nxirë jetën, duke me sharë ofenduar e madje edhe dhunuar. Me ofendoi edhe ditën kur ndodhi ngjarja dhe në gjaknxehtësi e sipër kam marrë makinën dhe e kam goditur. Nuk desha të kryer këtë krim, por gjithçka ishte e momentit".
Report TV mëson se kjo ka qenë dëshmia e dhënë para hetuesve e 60-vjeçarit Mhill Gega i cili mesditen e së mërkures përplasi për vdekje me automjetin e tij 68-vjeçarin, Mark Gjeta, ngjarje e ndodhur në fshatin Bungaj të Mirditës.
Ndaj autorit është ngritur akuza e vrasjes më dashje. Ai po mbahet në dhomat e paraburburgimit të Komisaritit të Policisë Lezhë në pritje për tu njohur me masen e sigurisë e cila do të zhvillohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në fshatin Bungaj të Mirditës, ku u aksidentua për vdekje Mark Gjeta 68-vjeç nga bashkëfshatari i tij, Mhill Gega.
Pas veprimeve hetimore ka rezultuar se aksidenti ka qenë i qëllimshëm dhe në orët e pasdites të së mërkurës është prerë fletë arresti për autorin e ngjarjes Mhill Gega 60-vjeç banues në Bungaj.
Ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes me dashje dhe materialet janë referuar në prokurorinë e rrethit gjyqësor Lezhë. Sipas burimeve autori dhe viktima kishin patur konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin prej më shumë se 1 viti dhe për këtë ka qenë në dijeni edhe policia.
Madje pak kohë më parë Mark Gjeta bashkë me djalin e tij e kishin rrahur autorin e ngjarjes në banesën e tij dhe pas kësaj situatë konflikti mes tyre kishte agravuar edhe më tej. Trupi i viktimës u gjet në rrugën e fshatit Bungaj nga banorë të zonës të cilët njoftuan menjëherë policinë në lidhje me ngjarjen.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.3%
-
I keq
20.6%
-
As i mirë as i keq
38.1%
Vota total: 155
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Binjakëzimi Mirditë- San Cosmo Albanese, Begaj: Iniciativë për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve
22 Dhjetor, 14:32
-
Mirditë, tregu i Krishtlindjeve pret qindra vizitorë! Të dielën koncert dhe panair me produkte lokale
21 Dhjetor, 10:18
-
Degradimi i rrugës Rrëshen-Burrel, banorët e 10 fshatrave sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestë: Ministria e Infrastrukturës të ndërhyjë!
20 Dhjetor, 10:35
-
Rruga nacionale Rrëshen-Burrel e pakalueshme nga gropat dhe rrëshqitjet e tokës, nuk mirëmbahet nga ARRSH-ja! Kryebashkiaku: Kërkojmë investim nga Qeveria
17 Dhjetor, 14:41
-
Mirditë/ E rëndë në Spaç, 51-vjeçarit i bie transmisioni i eskavatorit që po rregullonte! Ndërron jetë në vend
10 Dhjetor, 15:10
-
112 vite Pavarësi, flamujt kuqezi valëviten kudo, festime në të gjithë Shqipërinë
28 Nëntor, 12:18
-
Mirditë/ Ishte duke prerë dru, i bie njëri në kokë, ndërron jetë 56 vjeçari
6 Nëntor, 14:01
-
Çelet ekspozita e rrallë me xhupa të vjetër, punime autentike të grave mirditore! Pasi u shpall “Kryevlerë Kombëtare” përgatitet dosja për në UNESCO
4 Nëntor, 17:17
-
Mirditë/ Me pistoletë me fishek në fole, kapet 29-vjeçari nga Nikla me dy emra, po arratisej drejt Italisë! Në kërkim për dhunimin e gjobitjen e pronarit të një karburanti (VIDEO+EMRI)
3 Nëntor, 10:21
-
Përplasi për vdekje këmbësorin në aksin Milot-Morinë, arrestohet 24 vjeçari nga Kosova
2 Nëntor, 11:47
-
Mirditë/ Aksident i rëndë në punë, i riu goditet nga kova e fadromës, humb jetën (EMRI+FOTO)
27 Tetor, 14:00
-
Mirditë/ Kishin përshtatur ambientin me çadra për kultivimin e bimëve narkotike, 1 në pranga, kryetari i fshatit në hetim! Sekuestrohen 190 kg kanabis
22 Tetor, 12:08