
Në fjalën hapëse të takimit virtual mes Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas nënvizoi domosdoshmmërinë për të çuar përpara procesin e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë progres të qëndrueshëm në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me Marrëveshjen e Prespës Shkupi dhe Athina treguan lidership politik me rëndësi historike. Kjo është arsyeja pse bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të nisin tani. Falënderoj Presidencën Portugeze për marrjen përsipër të kësaj detyre për më tej – do të ketë mbështetjen tonë të plotë! Më lejoni të jem i qartë: të gjithë ne e dimë që politika e brendshme mund të kufizojë hapësirën e lëvizjes për politikën e jashtme. Kuptojmë gjithashtu që çështje të caktuara të historisë dhe identitetit janë delikate. Por çështje të tilla dypalëshe nuk do të duhej të pengonin gjithë procesin e anëtarësimit”, tha Maas.
Po ashtu, Maas shkroi edhe në Twiitter se e ardhmja e shteteve të Ballkanit Perëndimor është në BE.
“E ardhmja e të gjitha vendeve në Ballkanin Perëndimor qëndron në BE. Ne kemi nevojë për të rifilluar procesin e zgjerimit dhe për të ecur përpara me pajtimin rajonal. Ky ishte mesazhi im në takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit”, shkruan Maas.
Lajmi kryesor:
Procesi i Berlinit, ministrat e jashtëm të Ballkanit u takuan në konferencën e drejtuar nga Maas! Gjermania: Brenda vitit negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
80.9%
-
Jo
10.7%
-
S'do votoj
8.4%
Vota total: 885
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Certifikata për rezidentët në 'Durana Tech Park', Rama: Krijohen 5 mijë vende pune! Brenda pak javësh, gati 'reformimi' i asistentit virtual në e-Albania
2 Prill, 11:20
-
Si po përpiqet BE të rrisë dhe forcojë sigurinë e brendshme?
2 Prill, 08:32
-
Sot shpallen tarifat doganore, Trump: Do të jem i sjellshëm! Qëndrimi i Brukselit dhe çfarë pritet të ndodhë
2 Prill, 07:42
-
Tarifat e shtuara doganore të Trump ndaj Europës shpallen në orën 22:00! Do të hyjnë në fuqi menjëherë
1 Prill, 20:28
-
Takimi me homologen britanike, Hoxha: Diskutuam për procesin e integrimit në BE, migracionin e paligjshëm dhe krimin ndërkufitar
1 Prill, 14:28
-
Nesër hyjnë në fuqi tarifat doganore, BE i përgjigjet Trump: Nuk e nisëm ne këtë përplasje, gati për t’u hakmarrë
1 Prill, 12:32
-
Meloni në mbështetje të Le Pen pas dënimit: Kush beson në demokraci, nuk mund të jetë i lumtur
1 Prill, 11:50
-
Nga sot ndryshon procedura e hyrjes së mallrave në BE! Doganat: Transportuesit të ofrojnë të dhëna para mbërritjes
1 Prill, 10:07
-
Zëvendëssekretarja e NATO-s takon Sorensenin: NATO-BE, bashkë për stabilitet në Ballkan
1 Prill, 10:03
-
'Von der Leyen më ofendoi', kryeministri i Sllovakisë: Më quajti idiot se fola me Trump
1 Prill, 08:19
-
Zgjedhjet/ Pëllumbi: Objektivi i PS mandati i katërt, kemi BE në krah! Qori: Nëse zgjidhem deputet, s’do jem kryetar i partisë! Kraja: Mungon demokracia! Jupi: PS-PD janë bashkë, të ikin
31 Mars, 21:44
-
Francë/ Le Pen dënohet me 4 vite burg për përvetësimin e fondeve të BE dhe përjashtohet për 5 vite nga kandidimi presidencial: Vendim politik (VIDEO)
31 Mars, 11:16