Kjo që shikoni në foto nuk është një mace e zakonshme. Me një parzmore të veçantë, macja me emrin Millie shoqëron të zotin e tij në vendet më të paarritshme dhe emocionuese. Gati të gjitha macet i kanë tmerr largimet nga shtëpia, pasi mësohen me ambientet familjare dhe gjejnë rehati.
Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për Millien.
Ajo është kthyer në një mike e pandashme e Craig Armstrong, i cili e merr me vete në sportin e tij të preferuar, ngjitjen. Duhet thënë se Millie është kthyer tashmë në një legjendë të ngjitjes dhe trekking, pas përshkrimit të lartësive dhe ngjitjes së majave më të larta në botë. “Dashuria për Millien vjen duke u rritur çdo ditë. Ajo është bërë pjesë e imja kudo që shkoj”, thotë Armstrong në një intervistë. Craig shton se i janë dashur shumë kohë punë dhe praktikë për të arritur deri këtu. “Më përpara Millie kishte frikë qoftë edhe të largohej apo të ngjiste disa metra lartësi. Ndërsa tani është bërë një sportiste e vërtetë. Është mikja imë më e mirë, më shoqëron kudo”, shton Armstrong. Tani Millie e ndjek në shtigje dhe lartësi të shumta, pa u hutuar nga pemët dhe detaje të tjera të natyrës.  FOTO TË TJERA
macja
macja

Redaksia online
(b.b/Shqiptarja.com)