Macron ndërlikon hyrjen e Ballkanit në BE, Euro News: Propozimi i tij i ngjan një dasme ku njëri nga partnerët nuk është i sinqertë (VIDEO)

Giorgio Frusciano, ekspert i Ballkanit dhe analist i Institutit për Studime Politike Ndërkombëtare duke komentuar për Euro News dokumentin "jozyrtar" me të cilin Franca propozon të ‘mirëpresë’ në BE dy vendet ballkanike, tha se ‘Me veton e saj, Franca ka ndaluar që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të hyjnë në Unionin Europian. Macron i frikësuar nga zgjerimi, synon një reformë që nuk thjeshton por komplikon procesin e zgjerimit”.

"Propozimi i Macron duket një strategji diplomatike për të siguruar që zgjerimi të mos ndodhë kurrë. Dy vendet ballkanike që aspirojnë BE, sado të përpiqen nuk do t’i realizonin për një kohë të shkurtër fazat e detyruara për t’i kapërcyer, duke mbetur vetëm në kuadrin e miqësisë me BE dhe vetëm kaq’, - argumenton Giorgio Frusciano.

"Metafora më e efektshme për të shpjeguar propozimin e Macron është ajo e një marrëdhënieje ‘dashurie’ të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE. 

Macron, synon pikërisht këtë por me shumë gjasa, me kalimin e kohës këto dy vende ka shumë të ngjarë t’i thonë Presidentit francez se ‘martesa’ me ju nuk funksionon më, nuk keni qënë partner i besueshëm dhe se kanë të tjera kërkesa më të leverdisshme”, komentoi për Euro News analisti ISPI.

Sipas Giorgio Frusciano, ‘propozimi i Macron ngjan me ato fejesa ku dhëndri dhe nusja nuk duhet të shihen deri ditën e dasmës, por e levedisshme është që ‘çifti’ të dilte së bashku, ndoshta edhe të flinin sëbashku, përpara ditës së dasmës’.

Por ndërsa Europa po lëkundet, situata e brendshme e vendeve të Ballkanit që aspirojnë Bashkimin Europian mund të ‘thyhet’ dhe të çojë në paqëndrime të reja në rajon. 

"Situata në këto vende është shumë delikate - shpjegon Frusciano – Në Shqipëri ka një krizë institucionale, Serbia është gjithnjë e ekspozuar ndaj ndikimit rus, ndërsa hyrja në Union do të lehtësonte një ndryshim të strategjisë midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila do çonte në njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë. Maqedonia e Veriut, edhe pse ndryshoi emrin, pas përplasjes së derës në fytyrë rrezikon të kthehet te nacionalistët".

Sipas Euro News, në këtë kornizë të pasigurt, përvoja e Turqisë, dikur një "kërkuese" e Bashkimit Europian dhe e qeverisur tani nga Erdogan, mund të jetë një mësim për të mos u harruar. Precedenti i Turqisë na kujton se asgjë nuk është e garantuar deri në fund dhe se procesi i integrimit në BE mund të ndërpritet në çdo kohë. Sa më i ngadalshëm procesi i aderimit, aq më të shumta janë shanset që situata politike të përshkallëzohen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 22/11/2019 08:09

    Franca dhe Anglia jane vendet qe shperbene duke coptuar trojet e Arbrit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë