Emmanuel Macron ka mohuar se ai dhe gruaja e tij, Brigitte, kishin një grindje pasi në një video virale dukej se ajo e shtyu atë në fytyrë ndërsa përgatiteshin të zbrisnin nga një aeroplan në Vietnam. Ai foli për disa raste kur veprime të tij apo rreth tij janë komentuar deri në kosnipirim.
"Mund të bëhet një video dhe fliten shumë marrëzi. Në tre video të ndryshme unë mora një shami, i shtrëngova dorën dikujt dhe thjesht bëja shaka me gruan time siç bëjmë shpesh. Nëse shikoni axhendën time ndërkombëtare, nga Kievi në Tiranë deri në Hanoi, ka njerëz që kanë parë video dhe mendojnë se kam ndarë një qese me kokainë, se kam bërë mundje dore me presidentin turk dhe se tani po grindem me gruan time. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë, megjithatë këto video janë reale",- tha Macron.
Vëmendja më e madhe pas videos ka shkuar tek gruaja e presidenti francez.
Brigitte u takua me Emanuel kur ai ishte student në një shkollë katolike në Francë, ku ajo punonte si mësuese teatri kur ajo ishte 39 vjeç ndërsa ai 15.
Brigitte ka 3 fëmijë nga martesa e mëparshme, ndërsa lidhjen me presidentin aktual francez e nisi kur ai ishte 16 vjeç.
Prindërit e tij kishin besuar se djali i tyre po dilte me vajzën e mësueses së tij, Laurence, derisa e vërteta doli përmes një miku të familjes. Çifti përfundimisht u martua në vitin 2007 kur ai ishte 29 vjeç dhe ajo 54. Presidenti francez më parë e ka quajtur gruan “spirancën” e tij, duke thënë se ajo e mban atë të fokusuar në punën e tij. Në një intervistë për revistën Elle, Brigitte tha se ajo dhe bashkëshorti i saj janë "si çdo çift tjetër" që pajtohen, nuk pajtohen apo që debatojnë ose ndalojnë debatin.
Komente







