Macron: Për Europën jemi përgjegjës para historisë

Ndërsa Bashkimi Europian është përfshirë në ethet e procesit zgjedhor për zgjedhjet europiane në datën 26 Maj, frika përkundrejt votës për një shumicë konservatore në PE, ka rritur nervozizmin në politikën e Kontinentit.

Për Presidentin francez Emmanuel Macron: “Votimi europian i të dielës është më i rëndësishmi që prej vitit 1979, që prej zgjedhjeve të para parlamentare europiane. “Unë jam një patriot europian dhe nuk mund të jem spektator i zgjedhjeve të 26 majit. Nëse lëmë Europën në rrëmujë, do të jemi përgjegjës përpara historisë”, deklaroi presidenti Macron në një intervistë të publikuar në shtypin francez.

Për sa i përket pyetjes se kush është armiku i Europës, Macron tha se: “Armiku i Europës është ai që nuk beson në të ardhmen e saj. Nacionalistët që duan ta ndajnë Europën janë armiqtë e saj, të cilët për herë të parë në histori, po bashkëjetojnë me interesat e huaja, objektivi i të cilëve është shpërbërja e Europës”.

Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve evropiane, Komisionerja e Drejtësisë e BE, Vera Jourová paralajmëroi për rrezikun e manipulimit të tyre sidomos nga Rusia. “Ne nuk duhet të lejojmë që rezultatet e zgjedhjeve të falsifikohen me anë të ndërhyrjeve, qoftë edhe në një shtet të vetëm anëtar. Këto zgjedhje janë përcaktuese për Europën”, u tha Jourová gazetareve të Rrjetit Redaksional në Gjermani./Përgatiti Ilir Çuçi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar