Macron rrit moshën e pensioneve, protesta masive zhvillohen në mbarë Francën kundër reformës së tij

Dita e sotme ka nisur me protestë në Francë kundër presidentit Macron pasi populli kërkon që ai të heqë dorë nga reforma e tij e pensioneve. Qindra qytetarë protestuan duke bllokuar rrugët e qyteteve dhe duke lajmëruar për greva pasi presidenti Emmanuel Macron ka rritur moshën e pensionit. Sipas raportimeve të mediave të huaja, rreth 1.2 milion persona protestuan në mbarë Francës pasi e drejta për të marrë pensioni u rrit nga mosha 62 në 64 vjeç.

Kjo është hera e dytë në më pak se dy javë që në Francë është mbajtur një protestë masive që sfidon planin e Macronit, ndërkohë që ky plan është reforma e tij më e madhe gjatë mandatit të dytë presidencial.

Në protestën e 19 janarit kishin protestuar 1.1 milion persona, pra kjo do të thotë që më shumë qytetarë janë sensibilizuar për këtë ndryshim dhe nuk e mirëpresin. Protestuesit mbajnë pankarta në duar ku shkruhet "Pensionim para vdekjes”.  Njëri nga organizatorët e protestave, Philippe Martinez, tha për mediat se në mbarë Francën janë mbajtur 250 marshe. Pavarësisht protestave, Macron nuk ka shfaqur ndonjë shenjë se do të tërhiqet nga plani i tij, teksa më 30 janar tha se kjo reformë ishte “esenciale”. Për ruajtjen e qetësisë gjatë protestave u mobilizuan 11.000 policë dhe vetëm në Paris ishin 4.000 zyrtarë të rendit.

Për shkak të protestave dhe grevave të martën shumë banorë të Francës kanë punuar nga shtëpitë dhe fëmijët nuk kanë shkuar në shkollë, pasi punëtorët e sektorit të transportit dhe ata të edukimit kanë hyrë në grevë.

F.D/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër

VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër