Njeriu më i afërt i Presidentit të vetëshpallur të Venezuleës, Juan Guaidos është vënë në pranga nga agjentët sekretë.
Autoritet bastisën banesën e Roberto Marrero-s e cila ndodhet në kryeqytetin Caracas. Mediat e huaja shkruajnë se operacioni i bastisjes së shtyëpisë të njeriut më të afërt të Guaidos mund të sinjalizojë një goditje nga Presidenti Maduro ndaj opozitës.
Gjithashtu pas banesës së Marreos është bastisur edhe banesa e e deputetit opozitar Sergio Vergara që ndodhej pranë asaj së Marreros, por Veraga nuk u arrestua. Të paktën 40 agjentë të armatosur ishin të përfshirë në bastisjet e banesave.
Juan Guaido ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Roberto Marrero-s, madje ai ka kërkuar edhe ndihmën e ndërkombëtarëve për çështjen. Vendodhja e Marrero-s akoma nuk është bërë publike se ku mbahet.
Juan Guaido kërkon me doemos dorëheqjen e Maduros pasi ai e konsideron atë si shkaktarin numër 1 të problemeve të vendit