
Tashmë viti i ri 2026 ka trokitur në disa vende të botës shoqëruar me spektakle magjike me fishekzjarrë.
Ishulli Kiritimati ishte i pari që mirëpriti vitin e ri, ndjekur më pas nga Zelanda e re. Qyteti i Auckland u ndriçua nga magjia e fishekzjarrëve ashtu si dhe Sidney në Australi pak orë më vonë.
Në Sydney, festimet u zbutën nga trishtimi, ndërsa kombi reflektoi mbi sulmin në Bondi Beach më 14 dhjetor, në të cilin u vranë 16 persona në plazhin Bondi. Në orën 23:00 sipas orës lokale, Porti i Sidneit ra në heshtje për një minutë, me turma që mbanin drita në dorë për të përkujtuar viktimat e Bondit.
Ndërkohë në vende të tjera të botës, qytetarët kanë zgjedhur forma të tjera për të festuar mbylljen e një kapitulli dhe ardhjen e një vitit 2026 duke u larë në det si dhe duke sfiduar temperaturat e ulëta.
Lajmi kryesor:
Mbërrin 2026! Ishulli i vogël në Paqësor, Sidney dhe Zelanda e Re, ndër vendet e para në botë që presin Vitin e Ri! VIDEO nga spektakli i fishekzjarreve











