Spektakli do të zhvillohet në orën 19:00 në datë 3 qershor në BunkArt1 dhe hyrja është falas për të gjithë të interesuarit.
Në bunk Magjik, Walter Rolfo do të vijë me artin e realizimit të pamundurës. Në faqen e tij në FB ai Walter Rolfo vet ka paralajëmëruar “Këtë të shtunë do të luaj në Tiranë. E pamundura do të ndodh në skenën e Bunk'Art !!.
[gallery]22523[/gallery]
Po kush është ky artist që vjen me kaq entuzizëm në një muze të diktaturës komuniste.
Walter Rolfo është magjistari më i madh i Italisw. Emri i tij është shkruar katër herë në Librin Gines të Rekordeve , ku në vitin 2008, ai arriti të tërhiqte brenda nje kapeleje numrin më të lartë të lepujve, ndërsa në vitin 2010 ishte rekord mes një numri shumë të madh të magjistarëve të përfshirë në një shfaqje të magjisë, dhe në vitin 2011 Rolfo i befasoi të gjithë kur arriti që të thyej vetëm me forcën e mendimit 66 syze.
Ndërkohë që ka mbetur i paharruar për publikun italian në një shfaqjeje të magjisë në vitin 2015 Në Rimini, ku sfidoi jo pak por plot 134 interpretuesve me 7 orë të argëtimi gjatë gjithë natës në Kampionatin e 26 –të me një seri magjish.
Walter Rolfo është marrë me magji dhe iluzion që në moshën dymbëdhjetë vjeçare, ku u ngjit në skenë nën drejtimin e Enzo Pocher-it, Vittorio Balli-t dhe Don Silvio-s.
Në vitin 1993 ka fituar konkursin për magjistarët, duke u cilësuar si mbreti i magjistarëve, i transmetuar dhe në RAI 1.
Që atëherë ai ka marrë pjesë në disa shfaqje televizive dhe ka performuar në shumë festivale dhe kongrese të artit magjik.
Pas diplomimit në Inxhinieri dhe Menaxhim në Politeknikumin e Torinos, në vitin 2001 Rolfo nisi të punojë në Rai së bashku me Michele Guardi-n. Në vitin 2003 ai menaxhon projektet dhe programet në Rai 2 si autor dhe prezantues.
Pas një karriere të gjatë televizive dhe në skenat e artit magjik në vitin 2008 ai u bë president i Kongresit të Magjisë Saint-Vincent. Në vitin 2012 ishte drejtor artistik i Festivalit të Crotone MagiKro dhe në 2015-n dhe ka kryesuar komitetin organizator të Kampionatit të 26 Botëror të Magjisë që u mbajt në Rimini nga datat 6 deri në 11 korrik 2015
I njohur për shfaqjen që shëtiti në mbarë italinë "Ilusionet - Manuali i Mbrojtjes" ,,,përmes këtij shou ai ka zhbiruar misteret e mendjes dhe të perceptimit njerëzor. Walter Rolfo është njeriu që i dha emocione dhe një perceptim më të qartë publikut për të sfiduar të pamundurën. Rolfo është anëtar i rrethit të magjisë në Londër, anëtar nderi i Klubit Italianë të Magjisë.
Gjirthashtu Rolfo ka fituar nëë vitin 2008 Çmimin më të mirë perfomancën me një buzhet të ulët dhe komunikim të lartë. Ndërsa prite të vijë në Tiranë ditën e shtunë, jemi kurioz të dimë se çfarë do të ndodh me premtimin e Rolfos të shtunën në BUNKArt1.
Eventi Bunk Magjik do të mbahet në orën 19.00 në sallën e Kuvendit në BUNKArt1 afër Teleferikut, dhe do të jepet falas për publikun.
Ky event është sponsorizuar nga Bashkia e Tiranës, Qendra Ura, Spring, Birra Elbar.
Ndërsa magjistari italian Walter Rolfo pritet të vijë në Tiranë ditën e shtunë më 3 qershor, jemi kurioz të dimë se çfarë do të ndodhë me lojën e tij të magjisë në BUNKArt1.
dy.b/shqiptarja.com