Deri ku mund të arrijnë limitet e mendjes njerëzore? A mundet ta bëjmë të pamundurën në të mundur? Ishin këto pyetje, që të lidhura me filozofinë e Agna Group për të krijuar frymë lidershipi në çdo nivel dhe përmirësim të vazhdueshëm, sollën një leksion frymëzimi dhe strategjie për punonjësit e kompanisë.
Përmes numrave të shpejtësisë të ndërthurur me histori personale, Rolfo, tregoi sesi forca e mendimit nuk njeh limite.
“Aty ku të tjerët shohin një mur, në duhet të shohim një dritare’’, ishte një nga këshillat e ndara me stafin e Agna Group.
Për të treguar se kreativiteti dhe puna në ekip janë shtylla kryesore të suksesit në një kompani, pjesëmarrësit punuan së bashku për të realizuar vetë disa truke magjie.
E para e këtij lloji në Shqipëri dhe në Ballkan, e ndër të paktat në Evropë, Agna Leadership Academy, ndihmon punonjësit të rriten profesionalisht duke ju referuar standardeve më të mira të biznesit bashkëkohor.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com