Maja feston ditëlindjen në Tv,
Kazhani gatuan tortën surprizë
Ndërkohë që zonja Tefta dhe prezantuesja Anjeza Maja ishin duke diskutuar për recetat e ditës, ka ardhur gazetarja simpatike e Tv A1 Report, Mira Kazhani. Ajo ka dashur ti dhurojë një surprizë
Surprizat dhe të ftuarit special nuk kanë fund në emisionin e përditshëm “Rreze Dielli”. Në rubrikën e zonjës Tefta, në të cilën jo vetëm mësohen dhe shijohen gatime të ndryshme, shfaqet edhe ana tjetër e personazheve të ftuar, të cilët bëhen mjaft simpatikë duke rrëfyer eksperiencat personale gjatë rubrikës.
Ndërkohë që zonja Tefta dhe prezantuesja Anjeza Maja ishin duke diskutuar për recetat e ditës, ka ardhur gazetarja simpatike e Tv A1 Report, Mira Kazhani. Ajo ka dashur ti dhurojë një surprizë mikes së saj Majës, me rastin e ditëlindjes.
(Gazetarja e Tv A1 Report Mira Kazhani)Kazhani u shpreh se do të gatuante “Torta della nona” një ëmbëlsirë speciale për të festuar ditëlindjen e Anjezës. Plot batuta dhe situata të këndshme ka kaluar rubrika e gatimit teksa përveç gazetares Kazhani, surpriza për Anjezën ishin edhe buqeta me lule e dhuruar nga stafi i programit “Rreze Dielli” si dhe buqeta e ardhur nga gazetarja e njohur dhe mikja e saj, Ilva Tare me një dedikim ku thuhej.
“Ti je vajza që çdo prind dëshiron, motra që çdokush ëndërron, e dashura ideale për çdo mashkull, shoqja ime e dashur rrezja më e bukur e mëngjesit.”
E pikërisht në atë çast pas urimesh të përzemërta, falënderimesh dhe emocionesh, prezantuesja simpatike është përlotur. Gjithashtu një çast mjaft i këndshëm ishte dhe urimi special që Kazhani i bëri Anjezës duke e shprehur nëpërmjet një qiriu me shifrën zero.
(Prezantuesja Anjeza Maja emocionohet dhe përlotet gjatë emisionit)"Zero simbolizon gjithçka që nuk e ke patur të lumtur, të mirë ta shumëzosh me këtë numër dhe gjithçka që ka qenë e bukur shtoji një zero",-është shprehur gazetarja.
Gjithashtu Kazhani ka folur për gazetarinë, e cila për të është një kënaqësi e madhe. Ajo dha edhe një mesazh për gazetarët shqiptarë duke thënë se ata nuk duhet jenë hipokritë dhe të destabilizojnë.
Pas fikjes së qiriut dhe shprehjes së dëshirës nga Anjeza ka përfunduar dhe rubrika e “Të gatuajmë së bashku”, në “Rreze Dielli”, për ti lënë hapësirë rubrikave të tjera interesante në këtë emision.
Ëmbëlsira e përgatitur nga gazetarja e Tv A1 Report, Mira Kazhani Tortë me mollë:Mollë 5 kokrraVezë 3 kokrraPanë për ëmbëlsirë 250mlVanilje Brum i gatshëm
Receta e Ditës:Makarona Pagani me kërpudha Makarona 400grKërpudha 500grVerë e bardhë 75mlAjkë qumështi 300mlMajdanozKripë Piper i zi Vaj ulliri Vitam (xh.k/shqiptarja.com)
62/5
Sondazhi i ditës:
Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?
-
Po
65.7%
-
Jo
27.2%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 4039
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha vizitë në Berlin, takim me Knut Abraham e CDU: Lufta kundër korrupsionit sfidë për vendin, keqqeverisja po largon shqiptarët
17 Tetor, 16:03
-
Andres Iniesta sfidon Hansi Flick: Një ditë do jem trajneri i Barcelonës
17 Tetor, 16:00
-
Izraeli po heton nëse e ka vrarë shefin e Hamasit në Gazë
17 Tetor, 15:58
-
Ministri Pirro Vengu merr pjesë në Ministerialin e NATO në Bruksel, në fokus investimet në kapacitete dhe teknologji të reja
17 Tetor, 15:56
-
Përplasja mes deputetëve të PD dhe efektivëve të FNSH, reagon Ilir Meta: Dhëmb për dhëmb deri në përmbysje
17 Tetor, 15:52
-
Zëvendëson Salianjin e burgosur, KQZ i jep mandatin e deputetit Andrea Manos
17 Tetor, 15:48
-
Ish- kreu i ARRSH Evis Berberi mbetet në burg, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin
17 Tetor, 15:42
-
Trafikonin emigrantë nga Lindja e Mesme, zbulohen detaje të reja nga operacioni 'Damask'
17 Tetor, 15:41
-
Bardhi letër Spiropalit: Informoni kush dha urdhërin për të futur Policinë në Kuvend! Provokim ndaj opozitës
17 Tetor, 15:37
-
Puna e re te Red Bull, Jurgen Klopp ‘shopping’ te Barcelona
17 Tetor, 15:31
-
A përbëjnë tensionet në rritje midis Izraelit dhe Iranit një kërcënim bërthamor?
17 Tetor, 15:23
-
Akuzohet për fshehje pasurie, ish- gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dënohet me 9 muaj burg! Dënimi i Fatos Lulos konvertohet në 80 orë punë në komunitet
17 Tetor, 15:16