TIRANE - Aktualisht në Gjykatën e Strasburgut janë regjistruar 106 padi të ish-pronarëve ndaj shtetit shqiptar. Këto vendime pritet t’i kushtojnë 556 milionë euro buxhetit të shtetit. Këtë faturë të majme e ka bërë të ditur për publikun, deputeti socialist, Pandeli Majko, i cili ka bërë dje në Komisionin e Ligjeve një bilanc të çështjeve të shkuara në gjykatën evropiane.
“Të gjithë ne sot jemi ulur këtu përballë njëri-tjetrit, duke patur parasysh dhe vendimet e Strasburgut. Gjithsej vendime të ekzekutuara që nga viti 2006 nga Gjykata e Strasburgut kanë pasur një vlerë prej 18 295 547 euro për shtetin shqiptar. Janë rreth 19 çështje. Vendime që janë nën ekzekutim, pra në procedim, janë dy çështje të tjera, vlera e të cilave është 5 412 800 euro. Pritshmëri të çështjeve që janë në gjykim, të paktën janë 14 çështje në pritje të vendimeve, të regjistruara që para viti 2014, me një vlerë afërsisht 24 milionë euro. Ne jemi sot këtu për pritshmërinë e të paktën 106 çështjeve, vlera e të cilëve, nëse do të ecet me precedentët e mëparshëm, shkon tek 556 milionë euro”- tha Majko.
Projektligji i ri për pronat që ka nisur tashmë të shqyrtohet në komisionet parlamentare është kundërshtuar nga ish-pronarët. Të ftuar në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve ata e cilësuan nismën e qeverisë si më të padrejtën dhe më të keqhartuarën. Madje, kishte nga ata që pakënaqësinë e grumbulluar ndër vite nuk e kanë fshehur dot as në Komisionin e Ligjeve.
“Ky është një ligj vrarës. Shpërndatë certifikata legalizime për vota. Ashtu bëri dhe PD. humbi Rusmaili. Do humbni dhe ju. Nuk jua njeh njeri këtë ligj. Jua rrëzon Evropa. Do t’u mallkojnë jetimët. Turp e faqe zezë. Po deskretitoni vetveten. Nuk ju them dot shok. Se nuk ju kam. As zotërinj se disa prej jush nuk janë as zotërinj. Keni ardhur rastësisht në këtë sallë. Do ikni rastësisht me bisht në shalë. Kjo është një sallë e mallkuar”-tha shoqëruar me tone të larta, Tanush Mulleti, përfaqësues i një shoqate ish-pronarësh.
Pronarët ua bënë të qartë deputetëve se drafti i qeverisë do të ketë efekte negative në procesin e kthimit dhe kompensimit të pronës.
“Ky projektligj nuk e kthen pronën fizikisht siç e kërkojmë ne. Bie ndesh me Kushtetutën. Të bëhet një pr.ligj i ri ku ne të jemi pjesë e procesit hartues. Nga kjo qeveri pritëm shumë por u zhgënjyem”-tha përfaqësuesi i Shoqatës Borshi. “Ligji famëkeq 7501 na rrëmbeu pronat. Ky është problem ndërkombëtar. Çdo ligj tjetër të dalë, pa u anuluar ligji 7501, prona nuk shkon kurrë tek i zoti. Ku ligj ka pasuruar njerëz në mënyrë të padrejtë”-tha i dërguari nga Shoqata Bregdeti, Jorgo Dhrami.
Shoqata Dukati, u shpreh përmes z.Lame Borshi: “Gjithë vendet lindore ua kane kthyer pronat pronarëve të mëparshëm. Kështu ndodhi në Gjermani dhe Bullgari. 7501 ka krijuar konflikte të mëdha”.
Shoqata Krahina Jonë, i përfaqësuar nga Axhem Imeraj qe më e ashpër: “Duam kthim fizik të pronës. Jo kompensim. Tokën për ta kthyer në para, e shesim vetë ne, jo të na e shesë shteti. Do të jeni përballë një të papriture me djemtë e dukatit. 5000 BURRA po morën vesh që do paguajnë lekë për kullotat që kanë qenë pronë e tyre. Merreni seriozisht. Ne nuk duam t’ja dimë fare se çfarë jeni, të majtë a të djathë”.

Semanjaku:
Ky projektligj na i grabit pronat komplet. Nuk quhemi më pronarë, por subjekte të shpronësuara. Ky është koncept i papranueshëm.
Sulaj:
Ky është ligj i pa konsultuar me Këshillin Evropian. Është në kundërshtim me Kushtetutën, dhe të vendimit unifikues të viti 2002 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Larte.
Vorpsi:
“Qeveria ta tërheqë dhe ta ribëjë edhe një herë këtë ligj. Ka ende kohë. Janë edhe 11 mijë dosje që ende nuk janë shqyrtuar. Duhen trajtuar sipas ligjit në kohën kur janë depozituar.”
Debatet në seancën dëgjimore për ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronave.
Shoqata Borshi, Gjoka: Ky projektligj nuk e kthen pronën fizikisht sic e kërkojmë ne. Bie ndesh me Kushtetutën. Të bëhet një pr.ligj i ri ku ne të jemi pjesë e procesit hartues. Nga kjo qeveri pritëm shumë por u zgjënjyem.
Shoqata Bregdeti, Jorgo Dhrami: ligji famëkeq 7501 na rrëmbeu pronat. Ky është problem ndërkombëtar. Cdo ligj tjëtër të dalë, pa u anulluar ligji 7501, prona nuk shkon kurrë tek i zoti. Ku ligj ka pasuruar njerëz në mënyrë të padrejtë.
Mulleti: Ky është një ligj vrarës. Shpërndatë certifikata legalizime për vota. Ashtu bëri dhe PD. humbi Rusmaili. Do humbni dhe ju. Nuk jua njeh njeri këtë ligj. Jua rrëzon evropa. Do tju mallkojne jetimët. Turp e faqe zezë. Po deskretitoni vetëveten. Nuk ju them dot shok. Se nuk ju kam. As zotërinj se disa prej jush nuk janë as zotërinj. Keni ardhur rastësisht në këtë sallë. Do ikni rastësisht me bisht në shalë. Kjo është një sallë e mallkuar.
Shoqata Dukati, Lame Borshi: Gjithë vendet lindore ua kane kthyer pronat pronarëve të mëparshëm. Kështu ndodhi në Gjermani dhe Bullgari. 7501 ka krijuar konflikte të mëdha.
Shoqata Kombëtare e Pronarëve Legjitimë, Ferdinand Sulaj: ky është ligj i pakonsultuar me Këshillin Evropian. Është në kundërshtim me Kushtetutën, dhe të vendimit unifikues të viti 2002 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Larte. Nuk keni asnjë ndryshim nga Berisha.
Shoqata Krahina Jonë, Axhem Imeraj: Duam kthim fizik të pronës. Jo kompensim. Tokën për ta kthyer në para, e shesim vetë ne, jo të na e shesë shteti. Do të jeni përballë një të papriture me djemtë e dukatit. 5000 BURRA po morën vesh që do paguajnë lekë për kullotat që kanë qenë pronë e tyre. Merreni seriozisht. Ne nuk duam tja dimë fare se cfarë jeni, të majtë a të djathë.
Shoqata Myzeqeja, Semanjaku: Ky projektligj na grabit pronat komplet. Nuk quhemi më pronarë, por subjekte të shpronësuara.
Shoqata Pronësi me Drejtësi, Reshit Vorpsi: Qeveria ta tërheqë dhe ta ribëjë edhe një herë këtë ligj. Janë edhe 11 mijë dosje që ende nuk janë shqyrtuar. Duhen trajtuar sipas ligjit në kohën kur janë depozituar.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com