'Dje kundër Ramës, sot kokëulur'! Majko ja kthen Bashës: Lëri komentet, s'ke bërë 'një gisht' më shumë se unë për teatrin

'Dje kundër Ramës, sot kokëulur'! Majko ja kthen Bashës: Lëri komentet, s'ke bërë 'një gisht' më shumë se unë për teatrin

Pandeli Majko dhe Lulzim Basha

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i është përgjigjur kreut të PD, Lulzim Basha, i cili tha gjatë protestës për Teatrin Kombëtar se Rama ka 20 vjet që do ta tjetërsojë këtë truall, por nuk ja dalë, pasi sipas tij, ka pas qëndresë nga disa socialistë, mes të cilëve edhe Pandeli Majko.

Lidhur me këtë, Majko shkruan në ‘Twitter’ se për Teatrin Kombëtar pranon komente vetëm nga ata politikanë që kanë bërë për të ‘një gisht’ më shumë se ai vetë. Me ironi, ministri i këshillon Bashës të mos merret me komente por të shikojë dramën ‘Vizita e damës plakë’.

Për Teatrin Kombëtar pranoj komente vetëm nga ata politikanë që kanë bërë për të, “një gisht” më shumë se unë! Në vend që të merren me komente i këshilloj të shohin dramën “Vizita e damës plakë”… e 1991-shit. Të tjerat janë fjalë.

Pandeli Majko, ministër i Diasporës


(Postimi i Pandeli Majkos)

Fjala idiot në greqishten e lashtë përshkruante njerëzit që nuk kujdesen për fatin e qytetit. Rama ka 20 vite që do ta tjetërsojë këtë truall, nuk ia ka dalë, edhe për qëndresën e disa socialistëve si Pandeli Majko, që sot është kokëulur dhe gojëkyçur. Por sot ai ka në dorë edhe arrën edhe gurin. Ky është projekti i grabitjes, mbi 200 mln euro fitim nga kullat.

Lulzim Basha, kryetar i PD

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike