Majko: Veliaj e Tahiri si unë e Meta
të rinj...mësoni nga gabimet tona!

Majko: Veliaj e Tahiri si unë e Meta<br />të rinj...mësoni nga gabimet tona!
TIRANE - Gjatë prezantimit të kandidatëve për Këshillin Bashkiak, ka mbajtur një fjalë edhe deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko i cili bëri disa batuta edhe në formën e porosive për dy figurat e reja të PS-së Saimir Tahiri dhe Erjon Veliaj, duke i krahasuar me veten dhe Ilir Metën. 

“Do t’i drejtoja pa diskutim nga kandidati ynë fitimtar në datën 21 qershor. Kapiteni i skuadrës nuk ishte Saimir Tahiri ishte dikush tjetër, por në kohë fushate kapiten jam unë. Po vijmë në pushtet e ndërrohen gjërat, socialistët e vjetër më kuptojmë shumë mirë. Erioni dhe Sajmiri janë një dyshe e padiskutueshme, mua më kujtojnë veten dhe Ilir Metën. Po pavarësisht gabimeve që ne bëmë sot jemi përsëri bashkë. Ju keni të drejtë të përfitoni nga ato që nuk kanë shkuar me dyshen tonë, se me këtë ekip të mrekullueshëm më lejoni të ftojmë të ngriheni në këmbë të brohorasim të gjithë për fitoren e Erion Veliajt”, tha Majko.
 
veliaj dhe majko

Deputeti socialist la të kuptohet se është kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sa i përket paralajmërimit për të gjobitur partitë politike që kanë nisur fushatën para 22 majit.
 
“Dikush mund të thotë se Partia Socialiste ka shkelur kodin zgjedhor se fushata fillon më vonë, po ç’rëndësi ka ligji. Sot Partia Socialiste prezanton dhe zyrtarisht troket në dyert e fushatës elektorale në datën 9 maj. Kjo fushatë nuk do të jetë e lehtë, do ketë vështirësitë e saj, të shkosh të kutia e votimit për të votuar pro është më e vështirë se të votosh kundër”, -tha Majko.
 
Majko nuk la pa rikujtuar zgjedhjet e 4 viteve më parë që sollën humbjen e bashkisë së Tiranës nga Edi Rama.
 
Është mirë që ta kujtojmë se kemi përballë një Parti demokratike që në mënyrë të paprecedentë e kujtoj me rastin e këtyre zgjedhjeve lokale, para 4 vitesh këta që drejtojnë PD, njëri ishte kandidat, tjetri kryetar i KQZ. Njëri humbi me 10 vota, ai e bëri me 99-ca vota fitues. Sot, kohët kanë ndryshuar”, -u shpreh ai. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Harris: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'

Harris: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'