Majko: Vota e emigrantëve që në këto zgjedhje detyrim ligjor, nuk mund të presim konsensusin e opozitës për të respektuar ligjin

Ministri i Shtetit për Diaspoën, Pandeli Majko, në seancën e sotme plenare është thirrur në një interepelancë nga deputetët e opozitës për votimin e emigrantëve.

Majko tha se vota për emigrantët që në këto zgjedhje dhe është detyrim ligjor, dhe për respektimin e ligjit nuk mund të pretendohet konsensusi.

"Votimi i shtetasve jashtë vendit nuk ka asnjë problem ligjor për tu zhvilluar në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti. Nga strukturat përgjegjëse të ekzekutivit është plotësuar çdo angazhim ligjore.

Arsyetimi që vjen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve se për të realizuar të drejtën e votës jashtë të shtetasve jashtë vendit duhet të pritet “konsesusi" i partive politike është antiligjor.

Çfarë do të thotë që për të zbatuar ligjin duhet të kemi “konsesus" politik që ta zbatojmë atë?!  Imagjinoni që ky standard të përdorej për ligjet që miratohen në Kuvendin e Shqipërisë pa “konsesusin" e opozitës. (!) Me këtë logjikë, duke qenë se partitë opozitare jashtë Kuvendit janë shprehur kundër  sistemit të ndryshuar zgjedhor i bie që zgjedhjet të mos realizohen (!)

Nga përfaqësues të Partisë Demokratike ka pasur komente se për realizimin e votimit jashtë vendit, një pengesë është edhe çështja e regjistrimit të shtetasve jashtë vendit.

Informoj se kjo çështje ka qenë shqetësim në strukturat administrative në ministrinë përgjegjëse të brendshme dhe atë për politikën e jashtme.

Kujtoj, se në miratimin e legjislacionit për strukturat shtetërore të diasporës, në diskutimin e tyre në Komisionin e Politikës të Jashtme, nga përfaqësuesit e opozitës është kundërshtuar prerazi që këto struktura të merreshin qoftë edhe me kordinimin e rregjistrimit të shtetasve jashtë vendit në funksion të procesit zgjedhor.  Procesi i regjistrimit të adresave jashtë vendit apo rinovimit të kartave të identitetit dhe pasaportave është shqetësues. Ai në asnjë rast nuk mund të jetë justifikim për moszbatimin e ligjit për votimin jashtë vendit. Edhe për këtë arsye, ministria e brendshme e ka shtyrë afatin e përdorimit të dokumentave që duhen rinovuar deri në fund të prillit 2021. Emergjenca virusale dhe ndalimet e saj në vendet ku jetojnë komunitetet shqiptare padyshim që ka krijuar efektet dhe vështirësi të natyrshme.

Mohimi i të drejtës së votës së shtetasve jashtë vendit, për arsye “rregjistrimi"është justifikim. Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të funksionojë sistemi i aplikimit për të votuar. Aty mund të aplikohet si me pasaportën e vjetër ashtu edhe me kërkesën për qartësimin e adresave të fundit të shtetasve me banim jashtë vendit.

Realizimi i të drejtës së votës për shtetasit shqiptarë jashtë vendit është detyrim kushtetues dhe ligjor. Mazhoranca e ka vullnetin e plotë për këtë.

Kush pret konsesus nga ata që nuk pranuan të mbajnë asnjë përgjegjësi shtetërore në opozitë do të dëmtojë kredibilitetin e zgjedhjeve të 25 prillit.  Shpresoj që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mos kërkojë konsensus për zbatimin e ligjit për të drejtën e votës! Ai është detyrim dhe jo cështje për diskutim", tha Majko.


Lajmi kryesor:

Majko: Vota e emigrantëve detyrim në 25 prill, KQZ të zbatojë ligjin! Balla: Basha me planin e tij kërkon të heqë ndihmën ekonomike


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion