Majlinda Bregu merr detyrën e re: Nuk do të jetë e lehtë, shpresoj ta përballoj faqebardhë

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka marrë së fundi detyrën e re të Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, pas emërimit të saj nga Ministrat e Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore.

Përmes një video të shpërndarë rë në profilin e rrjetit të saj social, Bregu shpjegon punën e saj të re në këtë post në gjuhën angleze ndërsa thotë që ndihet krenare për detyrën që i është besuar dhe se kryefjalë gjatë mandatit të saj, drejtues do të jetë bashkëpunimi sa më efikas mes vendeve të rajonit për të ardhmen e përbashkët të integrimit në Bashkimin Europian.

Bashkëpunimi është kryefjala. Jam e nderuar të marr detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe krenare që në një zonë ku për vite sfida ka qenë mbajtja gjallë e konfliktit, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka ndihmuar për fuqizimin e një realiteti të ri: atë të angazhimit të përbashkët të të gjitha vendeve të BP për të ardhmën europiane të rajonit”, shprehet Majlinda Bregu.

Jam e bindur që ritmi i zhvillimit rajonal do të ndikojë në ritmin e integrimit tonë europian, për mua është një privilegj shumë i madh që do të drejtoj KBR ( RCC),po aq sa është një sfidë të cilën bashkë me përkushtimin e stafit të të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal shpresoj ta përballoj faqebardhë!”, shprehet  Bregu teksa thekson rolin bashkëpunues që duhet të ketë mes vendeve të rajonit në rrugën e progresit europian. 

 Sekretarja e Përgjithshme e KBR-së pritet të  vijojë punën me të gjithë aktorët për avancimin e klimës politike të dialogut, pajtimit, tolerancës dhe hapjes ndaj bashkëpunimit, si parakushte kyçe për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit të Europës Jug-Lindore.
Majlinda Bregu zëvendëson në këtë pozicion Z. Goran Svilanovic, i cili e mbajti këtë detyrë për dy mandate të njëpasnjëshme.

Statusi i plotë i Majlinda Bregut:

Përtej dallimeve dhe kufijve gjeografikë, kemi një interes të përbashkët!”

Jean Monnet ishte i bindur se "kombet europiane duhej të bashkohen për të mbijetuar". E njëjta gjë vlen edhe për Ballkanin Perëndimor. Për të ruajtur peshën në një botë që po ndryshon shpejt, duhet të forcojmë marrëdhëniet tona.

Bashkëpunimi është kryefjala. Jam e nderuar të marr detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe krenare që në një zonë ku për vite sfida ka qenë mbajtja gjallë e konfliktit, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka ndihmuar për fuqizimin e një realiteti të ri: atë të angazhimit të përbashkët të të gjitha vendeve të BP për të ardhmën europiane të rajonit. Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka qenë i suksesshëm në gjenerimin e një mbështetjeje të konsiderueshme për reformat në Europën Jug-Lindore, dhe kështu do vijojë të jetë! Për këtë arsye jam e bindur se së bashku, nën drejtimin politiktë SEECP dhe mbështetjen e BE, duke përfshirë median, shoqërinë civile, ne do të përpiqemi të bëjmë zgjedhje të mençura, që nxisin dialogun më të gjitha grupet në shoqëri.

Nuk do të jetë e lehtë, Do të jetë një sfidë si të notosh mes situatash të vështira ekonomike, shoqërore dhe politike. E ardhmja e rajonit lidhet ngushtësisht me ndërlidhjen.

Integrimi i ekonomive tona në një treg të vetëm,lidhja e njerëzve dhe bashkëjetësa e vlerave; investimi në kapitalin njerëzor dhe intelektual, -cdo reformë lidhet me interesin tonë të përbashkët politik,atë të sigurisë dhe dukshëm me atë ekonomik.

Nuk është rastësore që nevoja për Europë në rajon është kaq e fuqishme. Jam e bindur që ritmi i zhvillimit rajonal do të ndikojë në ritmin e integrimit tonë europian, për mua është një privilegj shumë i madh që do të drejtoj KBR ( RCC),po aq sa është një sfidë të cilën bashkë me përkushtimin e stafit të të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal shpresoj ta përballoj faqebardhë!

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë