Makarona me krem kungulli

Përbërësit:

  • 300 g makarona
  • 4 kunguj të vegjël
  • 1 thelpi hudhër
  • Vaj ulliri
  • Kripë dhe piper
  • Mente e freskët
  • Krem djathi
  • Ujë nga makaronat nëse duhet për salcën

Përgatitja:

Vendosim ujin për të zier makaronat. Në tigan kaurdisim me vaj ulliri hudhrën dhe kungujt e prerë në copa të vogla. Sapo te zbuten i bluajmë në mikser me kremin e djathit, menten, kripë dhe piper. Ziejmë makaronat, i kullojmë dhe i bashkojmë me kremin e kungujve.