Makina buzë greminës, dukagjinasi revoltohet ndaj Voltana Ademit: Ja ku na përfundon jeta se votuam këtë zonjë (Video)

Një banor i Dukagjinit ka bërë video-mesazh ku i drejtohet kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademit. Ai shihet i indinjuar për shkak të ngricave që kanë bllokuar rrugët në zonën e komunave të Shkodrës.

Si pasojë, banori i zonës ka rrezikuar të bjerë në humnerë teksa po kalonte me makinë. Në pamje shihet që ka shpëtuar mjaft mirë, por makina ka ngecur në mënyrë të pjerrët dhe e kanë lidhur me një litar në mënyrë që ta nxjerrin nga aty.

Ja pra të dashur politikanë të nderuar, kështu e respektoni Dukagjinin ju! Shikoni së çfarë bëhet sot, shikoni se ku përfundon jeta e zonave administrative, Shalë, Shoshë edhe Pul. Kshu pra është kur kemi votuar zonjën Voltana Ademi,”- dëgjohet të thotë banori në videon e sjellë nga korrespondenti i “Report Tv”, Ergys Kavaja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nik Tonaj: 06/01/2019 22:48

    O dukagjinas??!! Po si ecet pa zinxhir permbi akull??!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK