DUBAI – Makina e James Bond është i pari automjet i vendosur në majën e hotelit më të famshëm në botë. Modeli i kësaj makine është bërë i famshëm nga filmi britanik, Agjenti 007, aq shumë i ndjekur dhe në Shqipëri.

Kësaj rradhe ajo që ka bërë bujë ishte prezantimi i saj i pazakontë.
Super makina angleze është transferuar në helipadin e hotelit “Burj Al Arab” në Dubai me anë të një helikopteri.

Aston Martin Vanquish ka prezantuar modelin e saj të ri 2013.
Ai është bërë i pari automjet i vendosur mbi helipadin e hotelit, e cila ndodhet në një lartësi prej 1000 metra lartësi nga Toka.

Drejtori i kompanisë Aston Martin, Ulrich Bez, duke folur nga maja e hotelit tha se “kjo është një krenari e madhe që ne vazhdojmë festimet tona qindvjeçar në mënyrë të tillë të veçantë në qytetin e Dubait. Kjo është një mënyrë fantastike për të filluar një shekull të ri të suksesit global për markën tonë të automobilave”.

Prezantimi i kësaj makine është bërë me rastin e 100 vjetorit të kompanisë britanike.
(v.gj/shqiptarja.com)