Tiranë- Mjeti i blinduar me targa ruse kthehet përmbys, shoferi 'zhduket'/ Dyshohet për person me rrezikshmëri të lartë (FOTO+VIDEO)

TIRANË- Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë, në zonën e ish-sheshit Shqiponja.

Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta për policinë, të cilët sapo kanë mbërritur në vendngjarje nuk kanë mundur të gjejnë shoferin e mjetit të kthyer përmbys në mes të rrugës. Fillimisht policia dyshoj i drejtuesi i mjetit kishte shkuar në spital, por pas verifikimeve rezultoi se nuk ishte paraqitur asnjë i lënduar.

Nga të dhënat e siguruara në vendngjarje, burime pranë grupit hetimor sqaruan se mjeti i blinduar dhe me targa ruse dyshohet të drejtohej nga një person me precedent penal dhe që mund të jetë në kërkim nga policia. Për këtë gjë, përveç Policisë Rrugore, në hetime po asistojnë edhe efektivë nga drejtori e Policisë së Tiranës për të identifikuar drejtuesin apo përdoruesin e mjetit.

Nga të dhënat e marra në rrugë operative, sqaruan burimet, mjeti me targa ruse përdorej nga një person me rrezikshmëri të lartë. Aktualisht policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po bën krehjen e zonës.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • mafia: 12/09/2019 08:57

    shtet mafioz e i mbaruar, se po te doje shteti per 5 min i kap te gjithe problematiket, aq eshte Shqiperia, a thua se jemi 30 miljone banore dhe eshte e veshtire, pff

    Përgjigju
  • Populli: 12/09/2019 02:14

    Mos Rusia po pregatit ndonje invazion?

    Përgjigju
  • Ska polici: 12/09/2019 01:13

    Po si esht e mujtun ne mes te tiranes makin e blinduar me targa ruse e nuk del nje patrull policies ta ndaloj ??? E un sa her vi me tiran me makin normale me ndalon policia 2-3 her ??? Turp keto te fort e kriminela te sillen mes tiranes te pa shqetsuar. Vetem nga targat ruse kjo makin duheshe te ndaloheshe nga Cdo patrull policie

    Përgjigju
  • Shkodra: 12/09/2019 00:39

    Na tregoni emer mbiemer te ketij trimi nga shkodra

    Përgjigju
  • Loti: 11/09/2019 23:14

    Jeta e funit

    Përgjigju
  • Erald: 11/09/2019 22:50

    Shyqyr qe ka qene i dehur qe eshte kthyer permbys qe u kujtua policia te thoje qe eshte person i rrezikshem ne kerkim. Mjet i blinduar me targa ruse, ne gjithe Shqiperine nje i tille ishte, shume veshtire per tu identifikuar

    Përgjigju
    • Ehhh: 12/09/2019 08:02

      Qeka bo lapraka si new yourku

    • lexuesi: 12/09/2019 07:28

      Erald ne fakt ka disa te tilla, foristrada dhe makina te vogla, te gjitha makina mbi 100,000€. Lapraka është mbushur me banka dhe biznese me kamera...

    • Miri: 12/09/2019 06:47

      Po fiks

    • Unë: 12/09/2019 06:25

      Fix