Një gjyshe ka bërë një ‘arratisje’ të pabesueshme, pasi një shofer u fut bashkë me makinën e tij në shtëpinë njëkatëshe të 72 vjeçares. Makina tip Audi, goditi portën prej druri të shtëpisë dhe përfundoi në dhomën e ndenjes.
“Unë arrita të largohesha në kohë. Pak minuta më vonë unë do të kisha qenë pikërisht aty, por tani ka një vrimë të madhe në shtëpinë time. Unë po përgatitesha për të mirëpritur nipërit e mi dhe të gjithë disa çaste më vonë do të ishim në dhomën e ndenjes”, tha Marianne Heath.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit. 72 vjeçarja pohon se ishte ulur mbi krevat kur dëgjoi një zhurmë të madhe. Ajo u përpoq të hapte derën e dhomës së ndenjes, por nuk mundej kështu që doli nga dera e pasme e shtëpisë.
“Kur unë dola në pjesën e përparme të shtëpisë, pashë makinën që kishte rrëzuar murin. Ajo ishte diçka e pabesueshme”, pohon Marianne.
Shoferi 60 vjeçar po mjekohet në spital pas përplasjes dhe plagët e marra nuk përbëjnë rrezik për jetën.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com